Protestues të zemëruar pakistanezë djegin flamurin amerikan

Protestuesit e zemëruar nëpër tubime në të gjithë Pakistanin i vunë flakën flamurit amerikan, duke reaguar ndaj politikës anti-pakistaneze të administratës së Donald Trump.

Grupe të ndryshme politike dhe fetare morën pjesë në tubime në të gjitha qytetet kryesore të Pakistanit pas lutjeve të së premtes për të shprehur zemërimin e tyre kundër politikave amerikane. Tubimet u mbajtën në Islamabad, Lahore, Karaçi dhe në qytete të tjera të vendit ku morën pjesë një numër i madh njerëzish. Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër SHBA-ve dhe thërrisnin slogane anti-SHBA. Ata kërkuan nga qeveria pakistaneze të tërhiqet nga lufta në Afganistan. Folësit në fjalimet e tyre dënuan ashpër politikat e reja amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore duke shtuar se SHBA nuk është partner i besueshëm. Ata thanë se SHBA nuk ka njohur sakrificat e Pakistanit në luftën kundër terrorit që tregon paragjykimin e saj ndaj Pakistanit. Ata vunë në dukje se Trump ka kërcënuar Pakistanin në strategjinë e tij të re që është e papranueshme për kombin pakistanez. Ata thanë se pakistanezët nuk do ta tolerojnë këtë lloj poshtërimi nga SHBA duke shtuar se Pakistani nuk dëshiron ndonjë ndihmë nga SHBA dhe mund të zgjidhë problemet e veta financiare vetë. Ata thanë se SHBA ka dështuar në Afganistan dhe po përpiqet të fajësojë Pakistani për dështimin e vetë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne