Protestuesit tërhiqen nga kompleksi i ambasadës amerikane në Bagdad

Ushtria irakiane ka bërë të ditur se milicitë e mbështetur nga Iraku mbrëmë janë tërhequr nga Iz ahh aa.

Komanda e Forcave Tokësore e Irakut përmes një deklarate me shkrim tha se protestuesit po ashtu çmontuan tendat e tyre jashtë “zonës së gjelbër” në Bagdad.

Më herët gjatë ditës së djeshme, grupi Hashd al-Shaabi u bëri thirrje mbështetësve që “të tërhiqen nga ambasada amerikane në Bagdad”, por mbështetësit e Kataib Hezbollah kishin refuzuar.

“I bëjmë thirrje turmës para Ambasadës së SHBA-ve të respektojnë thirrjen e qeverisë së Irakut dhe të tërhiqen nga zona për ruajtjen e institucioneve shtetërore”, tha grupi në një deklaratë.

Deklarata po ashtu theksoi se protestuesit dërguan mesazhin e tyre te qeveria irakiane për pakënaqësinë e thellë ndaj sulmeve ajrore amerikane ndaj milicisë Kataib Hezbollah, e cila është pjesë e grupit.

Pasi fillimisht refuzuan thirrjen, protestuesit gradualisht filluan të largohen nga kompleksi i ambasadës.

Të martën, mijëra protestues irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar ndaj sulmeve ajrore të të dielës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah, ku u vranë të paktën 25 luftëtarë të milicisë.

Këto sulme ajrore ishin në përgjigje të një sulmi me raketa të së premtes së kaluar ndaj një baze ushtarake amerikane në Kirkuk të Irakut, për të cilin u fajësua milicia Kataib Hezbollah.

Sulmi i të premtes vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi katër anëtarë të shërbimit amerikan.

Kryeministri i Irakut, Abdul-Mahdi, të martën dënoi sulmet ajrore ndaj elementeve ushtarake irakiane, por po ashtu paralajmëroi ata që marrin pjesë në marshime funerali të qëndrojnë larg ndërtesave dhe përzierjeve të huaja.

“Forcat irakiane të sigurisë do t’i përgjigjen çdo akti agresiviteti ose ngacmimi kundër ambasadave të huaja në Irak. Ata që janë përgjegjës do të përballen me fuqinë e plotë të ligjit”, shkroi Abdul-Mahdi në rrjetet sociale.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të martën tha se Irani “do të paguajë një çmim të rëndë për çdo sulm ndaj ambasadës në Bagdad”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne