Pse duhet të mërzitemi? Tërheqja e Trumpit nga marrëveshja me Iranin është një lajm i madh!

nga Andrew Korybko.

Frika dhe zemërimi të cilat kanë kapluar komunitetin e mediave alternative që nga dita që Trump njoftoi se do të largohej nga marrëveshja me Iranin, janë plotësisht të gabuara dhe shkaktohen nga mungesa e të kuptuarit rreth atyre se cilat do të jenë pasojat më të mundshme të kësaj lëvizjeje.

Asgjë tjetër vetëm se konfuzion

Nga një shikim i përciptë në mediat sociale, duket sikur i gjithë komuniteti i mediave alternative po vuan nga një periudhë e vështirë frike dhe zemërimi të një mase të barabartë dhe duken vërtet të shokuar për atë që mund të vijë mbas njoftimit të parashikuar të Trumpit për ta tërhiqur SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane. Disa janë tronditur nga zhgënjimi që mund të sjellë ky veprim. Shumë janë shprehur se ndiejnë keqardhje për reputacionin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, megjithatë shumë janë të mendimit se marrëveshja e nënshkruar tre vjet më parë me sa duket nuk kishte aspak interes edhe për interesat e vetë Iranit.

Megjithatë, disa kanë paralajmëruar që në fillim se kjo do të ndodhte për shkak të një skenari të vjetër të Institutit Brookings, i cili kërkoi që t’i ofrohej Iranit një marrëveshje dhe më pas të prishej në atë mënyrë që të prodhonte miratimin e gjerë publik për një luftë kundër Republikës Islamike. Kjo analizë ka meritat e veta por ajo ekzagjeron ndikimin që masat kanë mbi Shtetet e Bashkuara dhe në strukturat e fshehta brenda shteteve perëndimorë, (ushtria e përhershme, inteligjenca dhe burokracitë diplomatike) prandaj konsiderohet dicka jopraktike. Ndërsa rëndësi ka manipulimi i opinionit publik. Ai nuk është përcaktuesi përfundimtar në se një luftë do të vazhdojë apo jo.

E vërteta e dhimbshme

Sidoqoftë, SHBA-ja dhe aleatët e saj janë tashmë në gjendjen e luftës hibride me Iranin që ka shkuar kryesisht pa u vënë re nga shumica e vëzhguesve sepse gjendja luhatet midis Revolucionit të Ngjyrave dhe presionit të luftës së paqëndrueshme siç ishte parë fillimisht nga autori në analizën e tij të korrikut 2016 “Plani amerikano-saudit për të nxitur një tërheqje iraniane nga Siria”. Kjo pjesë u botua përgjatë vitit, ndërkohë që ai e kishte parashikuar saktë në artikullin e tij për Sputnik se pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, një President i ardhshëm republikan do ta prishte atë.

Prandaj, kjo ishte arsyeja pse autori e festoi fitoren e Trumpit dhe deklaroi se “iranianët duhet ti jenë mirënjohës Trumpit”, sepse të paktën ai ishte i sinqertë për të treguar se në të vërtetë SHBA nuk kishte qenë kurrë “mik” i tyre. Mendohej se ngjarjet do t’i jepnin një shtysë fraksioneve kryesisht konservatore brenda shtetit iranian që vazhdimisht të konkuronin me rivalët reformistë dhe të moderuar për më shumë ndikim, por që në fund të fundit nuk pati rëndësi gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar. Tani që Trump u tërhoq nga marrëveshja, kjo mund të bëjë dallime kur bëhet fjalë për strategjinë e madhe të Iranit pasi që është e qartë se SHBA dhe aleatët e saj rajonalë po mundohen për të parandaluar Iranin që të nxisë ndikimin e tij të rezistencës në perëndim të kufijve të tij.

Nga lajmet e këqija në lajme të mira

Në dukje ky realizim i shoqëruar me njohuritë mbi luftën hibride që po zhvillohet kundër Republikës Islamike tingëllon si një lajm i keq për vëzhguesit e rastësishëm dhe mendohet të ketë pasoja më shumë prej sanksioneve amerikane kundër vendit dhe çdo kompanie të huaj të akuzuar me supozimin se ndihmon programin e tij bërthamor. Çdo ëndërr vizionare midis SHBA-së dhe Iranit e parashikuar nga strukturat e thella të administratës Obama tani janë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme, por kjo në vetvete mund të shihet si një zhvillim pozitiv për të dyja palët, veçanërisht për atë iraniane pasi hap mundësi të reja strategjike.

Këtu kemi arsyet më të rëndësishme pse tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja iraniane duhet festuar.

Irani nuk ka më iluzione për sinqeritetin apo dobësinë amerikane:

Dogma e mediave alternative e cila tregon se Amerika po sillet sinqerisht ndaj Iranit dhe po vepron nga një pozitë e dobët është krejtësisht e diskredituar, sepse tani është më se e qartë se SHBA-ja ishte e pasinqertë në qëllimet e saj gjatë gjithë kohës dhe se ndihej mjaft e fortë për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja, pavarësisht nga kritikat e ashpra të pjesës tjetër të botës (përveç “Izraelit” dhe Shteteve të Gjirit).

Pjesa tjetër e botës ende respekton marrëveshjen:

Kompanitë amerikane si Boeing dhe shumë të tjera do të humbasin miliarda dollarë nga prishja e marrëveshjes. Kjo do të thotë se të tjera kompani të huaja do të mund tu zenë vendin, megjithëse do të vihen nën kërcënimet e pritshme të sanksioneve amerikane.

Irani është më i hapur se kurrë me Rusinë:

Nga njëra anë, Rusia përfaqëson një “valvul presioni” të pazëvendësueshme për Iranin nëpërmjet marrëveshjes së re të tregtisë së lirë e cila do të ofrojë lehtësim të pashembullt gjatë këtyre kohërave sfiduese, por nga ana tjetër, çdo përmirësim mes marëdhënieve SHBA-Rusi, do të bënte që Moska të shihej në marëdheniet me Teheranin si një polic i mirë (si gjatë epokës pas Luftës së Ftohtë në mesin e viteve 2000) që do të inkurajonte shumë kompromise të ndryshme.

Republika Islamike do ta riorientojë fokusimin e saj strategjik në lindje:

I ballafaquar me presionin në rritje përgjatë kufirit të tij perëndimor (ndoshta pjesërisht për shkak të bindjes së Sirisë prej Rusisë për tërheqjen me faza të gardës revolucionare dhe Hezbollahut si pjesë e strategjisë balancuese të Moskës ), Irani nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të rikonceptojë rolin në Euroazi duke u orientuar drejt lindjes, drejt Pakistanit dhe Azisë Qendrore, pasi aty synohet riorientimi i strategjisë më të madhe.

Si perfundim mund te krijohet unaza e artë:

Pesë fuqitë e mëdha multipolare të Euroazisë – Rusia, Kina, Irani, Pakistani dhe Turqia – mund ti thellojnë lidhjet gjithëpërfshirëse integruese si rezultat i kthimit të Teheranit nga lindja dhe i rrugëve të reja të Mëndafshit të Pekinit në mënyre që të bashkohen në mbrojtje të një interesi të përbashkët dhe kështu të hedhin bazat e prekshme për ndërtimin e “unazës së artë” të stabilitetit superkontinental./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne