Bota

Publikohen nga CIA video të Bin Ladenit gjatë kohës kur ishte në kërkim

Video të papublikuara më parë të jetës së familjes së Osama Bin Ladenit gjatë kohës kur ai fshihej, janë zbuluar nga CIA, duke treguar fëmijët dhe nipërit e tij duke luajtur në ambiente të hapura edhe pse ai ishte njeriu më i kërkuar në botë.

Në këtë video të bërë publike nga inteligjenca amerikane shihet djali i Bin Ladenit dhe pasardhësi i tij, Hamza. Kjo video është filmuar në kompleksin i tij Abbottabad para se forcat amerikanë të ndërhynin dhe të ekzekutonin trurin e sulmit të 11 shtatorit.

Në video shihen familjarët e tij të lumtur dhe aspak të frikësuar edhe pse ai ishte në kërkim. Pas këtyre pamjeve ngrihen më shumë pikëpyetje nëse Bin Ladeni kishte mbështetje nga disa qarqe të qeverisë pakistaneze të cilët i siguruan atij fshehtësi të plotë nga CIA për më shumë se një dekadë./Daily Mail/

 

OPINIONE