Bota

Punojësit e OKB-së në Siri shfrytëzojnë seksualisht gratë siriane në këmbim të ushqimeve

Gratë në Siri janë shfrytëzuar seksualisht nga punojës që ndajnë ndihma në emër të OKB-së dhe bamirësisë ndërkombëtare.

BBC bën të ditur se personat furnizonin me ushqime gratë për favore seksuale.

Agjencia për bamirësi e Kombeve të Bashkuara tha se ka zero tolerancë për shfrytëzimin dhe nuk ishin në dijeni të rasteve të abuzimit nga organizatat partnere në rajon.

Punonjësit e ndihmës i thanë BBC-së se shfrytëzimi është kaq i përhapur saqë disa gra siriane po refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes sepse njerëzit do të mendonin se kishin ofruar trupat e tyre për ndihmën që ata i sollën në shtëpi.

Një punonjës pohonte se disa agjenci humanitare po bënin një sy qorr ndaj shfrytëzimit sepse përdorimi i palëve të treta dhe zyrtarëve lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmë në pjesë të rrezikshme të Sirisë që stafi ndërkombëtar nuk mund të hyjë.

Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) bëri një vlerësim të dhunës me bazë gjinore në rajon vitin e kaluar dhe arriti në përfundimin se ndihma humanitare po shkëmbehej për seks nga guvernatorë të ndryshëm në Siri, raporton “BBC”.

Raporti me titull “Zëri nga Siria 2018”, thotë: “Janë dhënë disa shembuj që gra dhe femra martohen me zyrtarë për një periudhë të shkurtër për ‘shërbime seksuale’ në këmbim të marrjes së ushqimit; shpërndarësit duke kërkuar numrat e telefonit të grave dhe vajzave; duke u dhënë furnizime për shtëpitë e tyre “për të marrë diçka në kthim” ose “në këmbim të shërbimeve, të tilla si kalimi i një nate me ta”.

Raporti shton se “Gratë ‘pa mbrojtjen e meshkujve’, të tilla si vejat ose të divorcuarat, konsideroheshin veçanërisht të prekshëm nga shfrytëzimi seksual.”

OPINIONE