“Punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë”, revoltohet aktori nga çmimet e kripura në Sarandë

Çmimet e kripura me të cilat po përballen pushuesit në zonat e bregdetit, e kanë detyruar edhe aktorin e njohur që të shpërthejë.
Marin Orhanasi, ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti.

Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar një faturë me çmime mjaft të kripura.

“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë”.- ka shkruar aktori i Portokallisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne