Punonjësit e rafinerisë së naftës në protestë, thirrje Ramës: Kërkojmë rrogat e prapambetura

Punëtorët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Fier kanë dalë në një protestë para prefekturës, ku kërkojnë rrogat e prapambetura si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore. Rreth 70 protestues pretendojnë se kanë rreth 7 muaj pa marrë rrogat e tyre dhe 18 muaj pa sigurime.

“Le të dalë Gjiknuri e të përballet me ne. Sindikata nuk ekziston, ta themi troç. Si do të vemi në Europë ne, kur ne akoma jemi duke kërkuar bukën e fëmijëve që na e vjedhin pa të drejtë”, kanë thënë protestuesit. Ata kërkojnë zbatimin e statusit të naftëtarit, ndërsa i bëjnë thirrje Kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet që u ka dhënë.

“Na ndihmo, mbaj premtimin që na ke dhënë! Na kanë mbajtur me shpresë se do të fillojmë punë. Do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim pagat”, janë shprehur ata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne