Punonjësit e Uzinës së Armëve në protestë: Kemi dy vjet pa marrë rrogën

Punëtorët e Uzinës së Armëve në Poliçan kanë dalë sot sërish në protestë, pasi prej 2-vjetësh nuk marrin asnjë pagë për punën që bëjnë. Në protestën e 8-të në dy vjet, ata janë grumbulluar bashkë për të protestuar përpara portës kryesore të Uzinës. Edhe pse në këto vite ata i janë drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive për zgjidhjen e këtij problemi.

Prej 2-vitesh punonjësit nuk kanë asnjë pagë dhe gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi. Sipas punonjësve të Uzinës së Armëve, kjo gjendje e krijuar, i ka rrënuar ekonomikisht dhe i ka kredhur në borxhe.

“Edi Ramës i dhamë edhe tepsinë edhe timonin dhe prej 2-vjetësh që nuk na jepet asnjë pagë,ai nuk i përgjigjet ankesave tona”-, shprehen ata./tch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne