Pushtuesit nuk u sjellin vendeve tona vetëm se shkatërrimin

Si u miqësuan mediat arabe me regjimin sionist? MBC poshtëron gratë saudite… Mos u besoni parullave të tyre; ata e heqin “rrobën e nderit” në aeroportet e Marakeshit dhe Kazablankës… A e dinë arabët se çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë jemenas?

Adil El-Aufi*

Në fëmijërinë time krijova vartësi ndaj ndjekjes së profesionistëve të mediave arabe duke pasur parasysh shëmbëllimin me ta dhe ecjen në rrugën e tyre për “të shprehur të vërtetën” – mendoja se ata vepronin ashtu – në ekranet televizive satelitore, për t’u përballur me pushtuesit të cilët përdhosën Irakun dhe për të mallkuar ata që plaçkitën Palestinën, përderisa ata janë armiqtë kryesorë të njerëzve të ndershëm të kësaj bashkësie.

Natën e së premtes, “në pritë” dhe në pritje të rezultatit të kërcënimeve të Trumpit, duke shëtitur nëpër faqet e rrjeteve sociale dhe mes stacioneve televizive satelitore, m’u kujtua përsëri periudha e fëmijërisë dhe u përpoqa me vështirësi “të hiqja qafe” të gjitha mbeturinat dhe të fshija nga imagjinata ime shumë prej emrave ashtu siç e kam bërë zakon që kur i kam hyrë kësaj fushe dhe që kur u bëra i aftë “të ndaja grurin nga byku”.

 

Pyetja që ende vazhdon të më përndjekë: Ku arritëm? Dhe si kemi arritur në këtë pikë të ulët?

Nuk kam trumbetuar në jetën time për ndonjë regjim arab dhe pa dyshim nuk do të trumbetoj. Porse është e pamundur që unë të rreshtohem në llogoren e pushtuesve çfarëdo që të ndodhë. Prandaj përpiqem që ta rikthej pikërisht atë periudhë në të cilën “janë infiltruar” ato stacione duke mbartur me vete slogane të rreme e joshëse nga jashtë e të tejmbushura nga brenda me “aromë” marrëveshjesh të fshehta dhe, sigurisht, ta lidh atë me gjendjen e përçarjes dhe ndasisë ku kemi arritur dhe ku secili prej nesh i gëzohet bombardimit të një vendi arab dhe brohoret për të.

Si u zgjuam papritmas nën ndikimin e propagandës së dhjetëra kanaleve e faqeve informative që bartin të njëjtën “gjurmë” të njohur nga të gjithë, që derdhin në të njëjtën llogore dhe që joshin shumicën e rinisë “kreative” arabe nga Oqeani Atlantik e deri në Gjirin Persik {i sfidoj ata ta ngrenë zërin për atë që ndodh në Gjirin Persik, nëse janë realisht “revolucionarë”}?! Përse mbeten pa fjalë kur çështja ka të bëjë me armikun sionist?!

Përgjatë gjithë historisë, që kur e kemi parë tjetrin “të triumfojë” për tragjeditë tona dhe të qëndrojë pranë nesh “për sytë tanë të zi”, duke mos përjashtuar këtu as rusin e as amerikanin?!

Në përfundim, do t’ju rrëfehem juve se unë personalisht “shpëtova” nga kurthi {i lartpërmendur që ka gllabëruar qindra gazetarë arabë} dhe vendosa “të fitoj” veten dhe lapsin tim…

 

MBC poshtëron gruan saudite

Vërtet, grupi mediatik saudit MBC ka kaluar ditë të zeza që pas fushatës “Ji e lirë” {më falni, kjo është vetëm një shaka e rëndë, as më pak e as më shumë} dhe reagimeve të zjarrta që shkaktoi kundër vetes të cilat mund të shihen nëpërmjet një shëtitjeje të thjeshtë në Twitter, i cili u irritua dhe i mbylli llogaritë me të.

Është e çuditshme çështja e vëllezërve në Arabinë Saudite. Sa herë që përmendet “liria e femrës”, xhindi i mbyllur në shishe fillon rishtas të dalë e të zbulojë për ne “metalin” e kësaj shoqërie të zhytur në dualitet e kontradiktë deri në kufijtë e budallallëkut. Mjafton të shohësh tweet-et e shpërndara sa gjatë e gjerë, do të ndalesh me kureshtje tek modelet e përfshira në sulm dhe do të gjesh se ato nuk kufizohen – për shembull – aspak me disa të rinj “adoleshentë”.

Po! Fatkeqësia më e madhe është se këtu kemi të bëjmë me “personalitete” që kanë peshë dhe pozitë brenda shoqërisë. Sa përballemi me ta, na zë një gjendje paniku nga niveli i tyre i ulët i të shkruajturit, nivel i cili nuk dallon nga ai i një djaloshi që është ende duke studiuar në një shkollë fillore, madje edhe “gjuha” e përdorur bie në nivelin e dobësisë në të shprehur.

Duhet ditur se ata janë të njëjtit njerëz me të cilët përballemi në aeroportet e Marakeshit, Kazablankës dhe Aghadirit. Dallimi i vetëm është se ata e kanë “zhveshur” mantelin e “dëlirësisë”, ashtu siç heqin veshjen e tyre tradicionale që është bërë “markë e regjistruar” për gjëra të tjera.

 

Si mund ta shpjegojmë këtë, o “besimtarë” të devotshëm e asketë?

Pyes veten me ndershmërinë më të madhe, pa nënkuptuar diçka tjetër, dhe për t’iu kthyer “konfuzionit” të grupit MBC i cili ka lëshuar një deklaratë të habitshme për të zgjedhur një “viktimë” të zakonshme e t’ia ngjisë asaj “akuzën”.

Duhet ditur se ai (grupi MBC) iu përgjigj “kërcënimit” të princit Abdul Aziz bin Fahd, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme aksionesh duke e pohuar personalisht në një tweet të tij që e shkroi një herë e një kohë për thirrësin Muhamed el-Arifi.

Pyetja që shtrohet: Si u dorëzua MBC dhe iu nënshtrua realitetit në këtë mënyrë poshtëruese, vallë? Kërkimi i të drejtave dhe i lirive të grabitura të grave a është parimisht një çështje për të cilën duhet “kërkuar falje”?

Unë, personalisht, i them gruas saudite “ji e lirë!” realisht… dhe nuk do ta tërheq, pasi jam mësuar me fyerje e sharje…

 

A e dinë arabët se çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë jemenas?

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë – pavarësisht neverisë time të rëndë nga këto evenimente rakitike – organizata UNICEF lëshoi një raport shokues në të cilin thuhet se në çdo dhjetë minuta një fëmijë jemenas vdes nga mungesa e mjeteve minimale të kujdesit shëndetësor, madje edhe nga mungesa e të ushqyerit, në një nga krimet më të tmerrshme gjatë gjithë historisë.

Po! E gjithë kjo nuk vlen si arsye për mediat arabe e ndërkombëtare për të hapur këtë skedë katastrofike, madje edhe nga aspekti humanitar. Me këtë nënkuptoj filmat dokumentarë dhe reportazhet “neutrale” të lajmeve, larg “diskursit politik”.

Do të kapërcejmë “metaforikisht” këtë pikë për të paraqitur tragjeditë e të pafajshmëve në mënyrë të veçantë. Ku u zhdukën dhjetëra kanale që funksionojnë me buxhete astronomike kur çështja ka të bëjë me Jemenin dhe popullin e tij?

Pse i mbyllim sytë ndaj “vëllezërve tanë” dhe i hapim ato – madje edhe me mëri – kur flasim për “vëllezër” të tjerë? {Më falni, kam filluar ta vë fjalën vëllezër mes thonjëzash për shkak se përvojat më kanë mësuar të mos ëndërroj shumë e të zhytem në ëndërrime; kështu është edhe rasti i vëllezërve në botën arabe, për fat të keq}.

Sigurisht, nuk po flas për kanalin mediatik “Al-Arabiya” dhe as që pres nga ai kanal, për shembull, të flasim për fëmijët e Jemenit. E kam fjalën për mediat e tjera të cilat dridhen nga frika se mos “shqetësojnë” ata “të cilëve u është besuar” pushtimi i Jemenit dhe shkatërrimi i tij: A nuk ka ardhur koha t’ju vijë turp…?!

Ju keni Zotin, o fëmijët e Jemenit…

⃰ Autor maroken. Ky opinion është publikuar në gazetën elektronike “Ra’jul Jeum”, më datë 7 prill 2017./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne