Bota

Putin: I kërkova Bill Clinton që Rusia t’i bashkohej NATO-s

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar në një intervistë për regjizorin e njohur Oliver Stone se ai i kishte sugjeruar ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, që Rusia të bëhej pjesë e NATO-s.

Kujtoj një nga takimet tona të fundit me presidentin Clinton kur ai erdhi në Moskë. Gjatë takimit i thashë: “Ne duhet të konsiderojmë një opsion që Rusia i bashkohet NATO-s”, tha Putin.

Clinton tha: “Pse jo?” shtoi Putin sipas të cilit “delegacioni amerikan u bë shumë nervoz”.

Aplikuat”, ishte pyetja pasuese e Stone, pas së cilës Putin qeshi, raporton agjecia “Tass”. Intervista është pjesë e një projekti të Stone që zhvillohet me një seri bisedash me kreun e Rusisë. Sipas Putin NATO është një mjet i politikës së jashtme amerikane. Ai ka shtuar se me t’u anëtarësuar një vend e ka të vështirë t’i rezitojë presionit amerikan dhe vende të tilla transformohen në pika dislokimi ushtarak.

Burimi: http://tass.com/politics/949712 / respublica