Putin në lidhje me marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Amerikës: Asgjë në botë nuk është e përhershme!

Vladimir Putin ka kërkuar marrjen e masave urgjente për identifikimin dhe neutralizimin e terroristëve të huaj të cilët po kthehen nga Siria dhe Iraku në vendet e tyre.

Kanali televiziv Russia Al-Jeum” njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të heq dorë nga standardet e dyanshme në luftën kundër terrorizmit botëror dhe të marrë masa urgjente për identifikimin dhe neutralizimin e terroristëve të huaj që po kthehen nga Siria dhe Iraku në vendet e tyre. Putin me anë të një mesazhi drejtuar pjesëmarrësve në takimin ndërkombëtare të shefave të aparateve të sigurisë i cili po zhvillua sot në qytetin Krasnodar në jug të Rusisë, deklaroi: “Në në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ndalimin e përhapjes së ideve terroriste dhe mbështetjes financiare ndaj grupeve të armatosura të paligjshme, po bëjmë të gjitha përpjekjet tona dhe kërkojmë që në procesin politik të shmangen standardet e dyanshme në kuadër të luftës kundër kërcënimeve më serioze me të cilat përballemi në këtë periudhë”. Presidenti i Rusisë në mesazhin e tij ka inkurajuar Bashkësinë Ndërkombëtare që t’u qëndrojë besnikë vendimeve më të rëndësishme të KS të OKB në këtë fushë. Putin në vazhdim ka paralajmëruar edhe vendet të cilat kërcënohen nga sulmet e organizatave terroriste në Siri dhe Irak që si pasojë e tyre janë shkatërruar objektet e infrastrukturës dhe aftësitë e tyre luftarake. Ai shtoi: “Terroristët kanë ndryshuar taktikat e tyre dhe po formojnë baza të reja në vendet e tjera të rajonit”. Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar edhe në lidhje me rreziqet e terroristëve të huaj të cilëve u është shpëlarë truri dhe kanë marrë trajnime ushtarake në zonat e luftës dhe tani janë kthyer n vendet e tyre dhe po vazhdojnë veprimtarinë e tyre terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne