Bota

Putin: Turqia dhe Rusia do të forcojnë së bashku sigurinë e Euroazisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur se është i bindur që Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë së bashku sigurinë e Euroazisë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Informim e Kremlinit bëhet e ditur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan një mesazh urimi për festën e Vitit të Ri.

Në mesazh ku theksohet kënaqësia nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, Presidenti Putin shkruan kështu: “Ka filluar ndërtimi i njësisë së parë të centralit bërthamor Akkuyu ndërsa ka përfunduar edhe ndërtimi i pjesës në det i linjës gazsjellëse Rrjedha Turke”.

Duke vënë në dukje se janë duke u bërë plane të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti Putin tha: “Përpjekjet e përbashkëta të Moskës dhe Ankarasë për të luftuar terrorizmin në Siri është një kontribut vendimtar për procesin politik në këtë vend”.

Putin tha se beson që do të vazhdojë punimet në të gjitha fushat mes Turqisë dhe Rusisë për të mirën e popujve të të dy vendeve, ndërsa shtoi se “Jam i bindur që Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë së bashku sigurinë e Euroazisë”./ trt

OPINIONE