“Qëndrimi i fesë Islame ndaj politeizmit dhe idhujtarëve!

Dr. Klodjan Zaimaj

Doktoraturë në Filozofi dhe shkencat Islame, Departamenti i Sheriatit dhe Ligjeve në Universitetin Malaya, Malajzi, specializim në statusin dhe kodin familjar, dhe këshilltar në marrëdhëniet familjare.

Islami është fe e monoteizmit, e njësimit dhe besimit në Një Zot të Vetëm e të pa shok, dhe si e tillë në asnjë mënyrë nuk mund ta pranojë idhujtarinë me të gjitha ngjyrat dhe format e saj të ndryshme, mirëpo njëkosisht prej veçorive të fesë Islame është se ajo nuk dhunon e as imponon askënd të bëhet monoteist, pra musliman, edhe pse nuk bënë asnjë kompromis ose lëshim me poloteizmin, pra idhujtarinë!

Allahu i Madhëruar thotë:”Thuaj: “O ju jobesimtarë!”
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! [Surja Kafirun: 1-6].

Në dritën e gjithë kësaj që thamë më sipër, tregohet qartë se qëndrimi i Islamit ndaj idhujtarisë është i prerë, duke ruajtur në mënyrë obsolute, e i kushtuar rëndësinë më të madhe monoteizmit, bazën mbi të cilën ngrihet dhe ka ardhur me të Islami në veçanti!

Thotë Allahu në Kuran:”Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve (politeizmit) dhe iu drejtuan Allahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi (me xhenet)! [Surja Zumer:17].

Po ashtu thotë Zoti i Madhëruar:”Kush nuk i beson të pavërtetat (pra mohon poloteizmin) e i beson All-llahut (pra beson në monoteizmin), ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje (La Ilahe ila Allah). All-llahu është dëgjues i dijshëm”. [Surja Bekare:256].

Mirëpo nga ana tjetër qëndrimi Islamit ndaj idhujtarëve karakterizohet me mëshirë, tolerancë dhe drejtësi në mënyrën e sjelljes me ta dhe besimin e fesë që ata përfaqësojnë (pa marrë parasysh rrymat e sektet e tyre), duke u kujdesur për të drejtat e jo-muslimanëve, ku përfshihen: të drejtën e tyre për të siguruar mbrojtjen e tyre nga çdo sulm, dhe kjo e drejtë përfshin mbrojtjen e gjakut, nderin, paratë, dhe fenë e besimin e tyre, pra zgjedhjes së tyre kontraktuale pa i detyruar ata të hyjnë në Islam, edhe pse ata besojnë e thërrasin tek politeizmi!

Thotë Zoti i Madhëruar:”Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti (O Muhammed) do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë (musliman)? [Surja Junus: 99].

Po ashtu thotë Zoti i Lartësuar:”Allahu urdhëron për drejtësi (me të gjithë njerëzit pa marrë parasysh fenë e tyre), bamirësi, dhe ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. [Surja Nahl: 90].

Dhe në Kur’anin Famëlartë, e Sunetin dhe biografinë e pastër Profetike, ka aq shumë prova – të cilat nuk mund ti përmendim të gjitha në këtë artikull të shkurtër – që vërtetojnë e dëshmojnë në mënyrë absolute këtë të vërtetë të pakundërshtueshme që e kemi shkruar më lart, ashtu siç na e ka treguar edhe historia e pasur Islame se:”Qëndrimi Islam ndaj feve të tjera politeiste, ka qënë i drejtë dhe tolerantë, pa i detyruar pjesëtarët e tyre të hyjnë me forcë në Islam, edhe pse ata besojnë tek politeizmi, qëndrim ky i cili nuk ka kurrë farë dyshimi në të, me arsyetimin me të thjeshtë, i cili është:”Fetë e tjera sot e kësaj dite vazhdojnë dhe ekzistojnë akoma ne vendet Islame, dhe po të kishte ekzistuar dhuna -ashtu siç pretendojnë disa- në vëndet që kanë sunduar muslimanët, si në Azi, ashtu edhe Europ e Ballkan, atëherë nuk do të vazhdoshin të ekzistonin besimet politeiste në ato vende, por do ishin konvertuar të gjithë pjesëtarët e tyre në monoteista, gjë e cila ska ndodhur kurrë!

Gjithmonë këto argumente vlejnë për të Zotët e mendjes, të cilët gjykojnë me drejtësi dhe janë larg fanatizmit, dhe islamofobis, ekstrmizmit modern në kohën tonë!!

Thotë Zoti i Madhëruar:”Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente”. [Surja Kaf: 37]./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne