Qeveria e Edoganit: Projekt gjigand për Stambollin

Ministri turk i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan, dha informacione në lidhje me projektet e planifikuara gjatë një fjalimi në Takimin e Tretë të Këshillit të Turizmit.

“Jemi duke startuar projektin e një porti të ri në Stamboll për kroçera dhe jahte, ku do të mund të ankorohen njëherësh 6 anije turistike të mëdha. Porti do të ndërtohet pa mbushur detin, sipas modelit ndërto-menaxho-dorëzo. Në të njëjtën kohë, do të bëjmë edhe disa rregullime mjedisore për të mundësuar udhëtimin me tren nostalgjik nga Yenikapi në Stacionin Sirkeci. Këto do të sigurojnë kontribut serioz për sektorin e turizmit”, tha ministri Arslan duke shtuar se projektet e bëra nga të gjitha ministritë janë plotësuese njëra-tjetrës.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne