Qeveria irakiane vendos të blejë S-400 nga Rusia

Ambasadori i Irakut në Moskë, Aydar Mansur Hadi deklaroi se qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemet ajrore të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Hadi, në konferencën për shtyp të dhënë në kryeqytetin Moskë të Rusisë, tha se dëshirojnë që kompanitë ruse të rrisin investimet ndaj Irakut.

Ai nënvizoi se me kompanitë ruse, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit natyror zhvillojnë një bashkëpunim të suksesshëm dhe shtoi: “Në Irak kanë investime Lukoil, Bashneft, Rosneft dhe Gazprom. Investimet e Lukoil në Irak kapin vlerën e më shumë se 9 milionë dollarë. Kemi një dëshirë për rritjen deri në 30 milionë dollarë të këtyre investimeve”.

Ambasadori irakian u shpreh edhe në lidhje me bisedimet për blerjen e raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

“Qeveria irakiane ka marrë vendim, por nuk ka ende një udhërrëfyes në këtë temë” tha Hadi.

Kurse pyetjes: “A është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pengojnë ose jo blerjen e S-400?” ambasadori irakian iu përgjigj me fjalët: “Për këtë çështje ekzistojnë kanalet e nevojshme diplomatike”.

Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes dhe Komitetit të Sigurisë së Federatës së Rusisë, Viktor Bondarev në një deklaratë të bërë kohë më parë kishte thënë se Iraku është ndër vendet që kanë potencialin për të blerë sisteme S-400./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne