Qeveria italiane përplasje me autoritetet izraelite, Meloni bisedë telefonike me zyrtarë të OKB-së

Qeveria italiane protestoi zyrtarisht kundër autoriteteve izraelite, duke përsëritur se ajo që po ndodh pranë bazës së kontingjentit italian në Libanin jugor nuk është e pranueshme.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me komandantin e Sektorit Perëndimor të misionit paqeruajtës të OKB-së.

Meloni mori informacione mbi situatën në terren pasi dy bazat italiane u goditën “në mënyrë të përsëritur” nga ushtria izraelite.

Kryeministrja e Italisë shprehu mbështetjen e fortë ndaj ushtrisë italiane të angazhuar në Liban si pjesë e misionit UNIFIL.

“Ky nuk është një gabim, ky nuk është një aksident,” tha ministri italian i mbrojtjes, Guido Krosetto në një konferencë për shtyp.

“UNIFIL u ka kërkuar të gjithë aktorëve të përfshirë që të pushojnë zjarrin menjëherë,” shtoi ai, duke theksuar se aktet armiqësore që po kryhen “mund të përbëjnë krime lufte” ose të paktën “shkelje të pajustifikuara”.

Ministri gjithashtu specifikoi se nuk kishte të lënduar mes paqeruajtësve italianë, por sajo që ndodhi në Liban ishte “krejtësisht e papranueshme”./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne