Shqiperia

Qeveria shqiptare mbështet MEK-un në mbajtjen peng të gruas kanadeze

Në fund të viteve 90, shtetasit kanadezë, shtatëmbëdhjetë vjeçarja Somaja Mohammadi dhe vëllai i saj Mohammad Mohammadi u joshën me mashtrime dhe shkuan në një kamp të organizatës Moxhahedin Khalq (MEK) në Irak për një vizitë të shkurtër. Me të mberritur atje, ata nuk ishin më në gjendje që të largoheshin. Prindërit e tyre, Mustafai dhe Mahbubeja udhëtuan për në Irak disa herë duke u përpjekur që t’i shpëtonin. Pas disa përpjekjeve, ata arritën me sukses që ta shpetonin djalin e tyre dhe ta kthenin në shtëpi por vajza e tyre mbeti peng në duart e kultit Raxhavi; në çdo takim të shkurtër MEK gjithmonë e mbante atë nën shoqërimin e dy rojeve.

Somaja ishte ndër ata 3,000 pjesetarët e MEK që u sollën në Shqipëri nga Iraku me ndihmën e UNHCR-së në mesin e viteve 2013 dhe 2016. Mostafai dhe Mahbubeja, të cilët janë qytetarë kanadezë, shkuan në Shqipëri për të gjetur vajzën e tyre.

Kur pyetën për mënyrën sesi të kontaktonin me të, Ministria e Brendshme mohoi çdo njohuri lidhur me të, duke thënë se ajo nuk ishte e regjistruar në Shqipëri. Megjithatë, RAMSA, një organizatë bamirëse e lidhur me UNHCR-në, konfirmoi se e kishin emrin e saj në një dosje, ku thuhej se jetonte në Shqipëri me MEK-un.

Mustafai dhe Mahbubeja angazhuan një përfaqësues ligjor dhe u kthyen në Ministrinë e Brendshme ku kërkuan të bisedonin me përgjegjësit e çështjes së MEK-ut. Ata donin të paraqisnin një ankesë ligjore që vajza e tyre ishte mbajtur ilegalisht në Irak dhe ishte rrëmbyer dhe sjellë më vonë në Shqipëri. Ata kërkuan ndihmë, por stafi i ministrisë nuk pranoi të takohej me ta.

Ndërkohë që po mundoheshin të bisedonin, Mustafai dhe Mahubeja papritur u përballën pikërisht me ata persona që dikur u kishin rrëmbyer vajzën – tre anëtarë të lartë të MEK-ut.

Siç tregohet edhe në video, këta anëtarë të MEK-ut njihen mirë nga Ministria e Brendshme dhe janë të mirëpritur. Me të mbërritur, ata vetëm sa e njoftojnë oficerin roje dhe pastaj vashdojnë rrugën përmes ambjentit të survejuar të Ministrisë së Brendshme. Duket qartë që ata janë të familjarizuar mirë me procedurën e hyrjes. Vizitat në Ministrinë e Brendshme janë një dukuri e rregullt për MEK-un.

Anëtarët MEK-ut, Farid Toutonchi dhe Behzad Saffari bashkë me komandanten e tyre kanë shërbyer si komandantë në Ushtrinë Private të Sadamit (MEK) dhe flasin një anglishte të rrjedhëshme.

Emri i vërtetë i Toutonchit është Ahmed Taba (ose Taba’i në dokumentet e transferimit). Ai u rekrutua si student në Mbretërinë e Bashkuar pas Revolucionit të vitit 1979. Ai u transferua nga Iraku në Shqipëri në 10 gusht 2015. Qeveria irakiane e akuzon atë për pjesëmarrje në masakrat e vitit 1991 të kryera nga MEK kundër kurdëve (të njohura si operacioni Morvarid). Detyra aktuale e Toutonchit është të kërcënojë gazetarët dhe mediat. Ai i thotë kujtdo që raporton për çështjet e MEK-ut se karriera e tyre do të shkatërrohet nëse ata shkruajnë diçka kundër MEK-ut. Ai pretendon se mbështetet drejtpërdrejt nga oficerët e CIA-s dhe Mossadit në Tiranë.

Behzad Saffari, i cili pas rënies së Sadamit ishte përfaqësues i kampit Ashraf dhe kampit Liberty në negociatat me amerikanët, gjithashtu u rekrutua nga MEK menjëherë pas Revolucionit kur ishte student në Londër. Tani ai vepron si ndërmjetës mes MEK-ut dhe shërbimit sekret shqiptar, SHISH-it. Ai gjithashtu pohon se ato që ai thotë janë urdhëra nga oficerët e CIA-s dhe Mossadit dhe si të tilla nuk duhet që të kundërshtohen.

Këta operativë të MEK-ut kryejnë rregullisht takime në Ministrinë e Brendshme me anëtarët e qeverisë shqiptare për t’u diktuar atyre çfarë duhet të bëjnë./iran-interlink/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA