Qytetarët protestojnë para bashkisë Kamëz për plehrat, presin Xhelal Mziun

Qytetarët e Kamzës janë duke protestuar para bashkisë kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies në lumin e Tërkuzës.

Ata kanë hyrë në ambjentet e  Bashkisë për t’u takuara me kryetarin Xhelal Mziu. Mziu nuk ka pranuar të takohet me qytetarët, me pretekstin se ata nuk kanë paguara taksat.

Ndërkohë qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe insistojnë për gjetjene e një marrëveshje  me Mziun. Ata janë përplasur dhe me forcat e policisë, të cilat kanë ndaluar hyrjen e tyre në ambjentet e bashkisë.

Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ata anohen se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.

Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të mos hedhur mbetjet në lumin e Tërkuzës dhe djegien e tyre., duke shkakatuar ndotje masive të zonës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne