Bota

Raketa e pakapshme ruse “Zircon”

Në Rusi janë në vlug të sipër përgatitjet për testimin e projektit të ri hipersonik, i cili gati është i pamundshëm të kapet pasi që raketa Zircon është në gjendje të fluturojë 6 herë më shpejtë se zëri, për të cilën Perëndimi është tejet i shqetësuar, ceket në analizën e Deutche Welles. Raketa ruse e cila pritet të arrijë shpejtësinë prej 7400km/h, paraqet kërcim të lartë në teknologji “ashtu që mbrojtja kundërajrore e perëndimit do të mund të jetë “e vjetruar” , vlerëson për DW analisti britanik Tim Riplej. Në mënyrë teorike, në rast se testimi kalon ashtu si është planifikuar, raketa kryqëzore Zircon do të duhej që distancën prej 250 km do të kalojë për 2,5 minuta, e kjo është aq e shpejtë sa që e bën të padukshëm për teknologjinë e mbrojtjes. Ajo është në zhvillim të sipër qe disa vite dhe me këtë raketë do të armatosen anijet ushtarake ruse.

Agjencioni i lajmeve ruse Interfaks muajin e kaluar ka lajmëruar se raketa me peshë 5 tonelata për herë të pare do të testohet këtë pranverë, një vit përpara nga data e planifikuar. Mediat ruse kanë lajmëruar se raketa do të mund të ishte operativ gjer në fund të dekadës. Duke reaguar në zhvillimin e Zirkonit, disa media në Britaninë e Madhe këtyre ditëve ka paralajmëruar se me këtë do të jenë të prekshme edhe anijet ushtarake më modern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe mbajtësit e aeroplanëve. Dy mbajtës aeroplanësh më të rinj britanik , HMS Queen Elisabeth dhe HMS Princess of Wales, të cilët do të duhej të hyjnë në flotë gjatë vitit 2020, mund të parandalojnë vetëm raketat dyfish më të ngadalshme nga Zirconi, shkruan Independent. Këto kanë kushtuar qeverisë së Britanisë së Madhe 8,1 miliard dollarësh, ndërsa arma e re ruse hipersonike, do të mund të i shndërrojë ato në investim më të madh të dështuar ushtarak të të gjitha kohëve, ceku DW.

Sipas medieve ruse, Zirconi mund të jetë i programuar ashtu që gjatë fluturimit mund të kërkojë dhe të gjuaj cakun edhe në largësi 500 km. Riplej thotë se me këtë armë ruse do të mund të jenë të prekshëm shumë qytete evropiane.”me modifikim, janë të mundshme sulmet sikurse SHBA-ja i ka kryer në të kaluarën kundër Irakut, Afganistanit dhe Serbisë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës poshtu janë duke zhvilluar armën e tyre hipersonike, por shkencëtarët e atjeshëm, si po dukej akoma nuk kanë shkuar larg. Në raportin për vitin e kaluar Akademia amerikane kombëtare e shkencave ka konkluduar se në garë për armatimin e armëve hipersonike po mbetet prapa Rusisë dhe Kinës. Akademia ka bërë thirrje në investime në raketa të cilët do të mund të arrijnë shpejtësinë 5 herë më të madhe e më shumë.

“Sa dihet, Perëndimi si po duket ka ngel prapa. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston ndonjë projekt supersekret të Agjencionit amerikan për projektet e mbrojtjes”, thekson Riplej. Ky agjencion la buxhetin vjetor prej prej 3 miliard dollarësh për zhvillimin e teknologjive të reja për ushtrinë amerikane. Riplej beson se Perëndimi me të drejtë shqetësohet për shkak të arriturave ushtarake ruse dhe tërheq vërejtjen se tani gara e re në armatim është e pashmangshme.

“Prapë jemi në përudhëm e reciprocitetit ushtarak të mundshëm. Kohë më par kemi pas ngjarjet në Ukrainë, Krimenë dhe Sirinë, në të cilin Rusia ka përdorë armë të cilët janë në nivel me ekuivalentët amerikan dhe britanik, duke përfshirë edhe raketat kryqësore nga nëndetëset”.

Burimi : Al Jazeera/ ML

OPINIONE

INTERVISTA