Shqiperia

“Rama i dorëzon policinë Amerikës, do shkarkojë 12 drejtorë qarqesh”

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me atë që do të ndodh në ditët në vijim në negociatat mes PD dhe PS.

Ngjela është shprehur se në ditët në vijim do të ketë shkarkim të krerëve të policisë në 12 qarqet e vendit dhe po ashtu sipas Ngjelës Ministrinë e Brendshme e merr Amerika, pra shefat dhe drejtorët e policisë do vijnë me propozim amerikan.

“Sa e njoh unë politikën amerikane ajo merr policinë në dorë, kërkon policinë, Rama po ja u lëshon. Rama ka nënshkrua aleancë me Berlinin dhe BE. Unë po ju them çfarë ndodh, do ta marrin policinë”.

Sipas Ngjelës Rama ka lëshuar disa pika, pasi kjo i është kërkuar nga negociatorët.

Ngjela tha më tej se Basha nuk kërkon garancinë e zgjedhjeve, por destabilizminin e vendit, ndaj edhe PD duhet të marrë masa urgjente për të ndërruar kreun e partisë./opinion.al

OPINIONE

INTERVISTA