Rama i kërkon dorëheqjen drejtuesve të Hipotekave: Keni 24 orë kohë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Kryeministri një takim me drejtuesit e hipotekave në të gjithë vendin. Rama u ka kërkuar atyre dorëheqjen.

“Ta marrin këtë vendim me dinjitet. Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithë komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh”, – tha Rama.

Kryeministri solli një shembull nga në një Hipotekë ku nga 238 kërkesa kanë qenë pa përgjigje nga 246 që ka zyra.

“Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 % të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t’i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve”, theksoi kryeministri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne