Shqiperia

“Rama je antishqiptar”, shoqërohet qytetari që bërtiti në Bulevard

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit 2011. Qytetari ka bërtitur “Rama je antishqiptar” por kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë me dije.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të vrarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 viktima.
Homazhet në kujtim të viktimave të 21 janarit po zhvillohen në 8-vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Në 8-vjetorin e kësaj ngjarjeje, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

OPINIONE