Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç, fton opozitën të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë qeverinë, ku u diskutuan dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit. Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.  Në fjalën e tij ai i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit duke theksuar se është mirë që të jemi bashkë në këto ditë të vështira. Rama përmendi edhe deklaratat e Bashës për zonën e Laçit, duke theksuar se i përputhen idetë dhe shqetësimet me kreun e opozitës.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që janë mbledhur duke publikuar shifrat deri më tani dhe tha se janë mbledhur 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë.  Ai u shpreh se banorët nga zonat urbane s’do qëndrojë në palestra por do të akomodohen në hotele.

Po kështu sipas tij nxënësit e prekur nga tërmeti do i rikthehen mësimit dhe se do të ketë mësues ndihmës në çdo hotel./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne