Rama nuk tërhiqet nga listat e hapura: PS do atë që duan qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh për hapjen e listave. Përmes një video ku theksohet rëndësia e këtij ndryshimi Rama thotë se listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje me votuesit.

Kreu i qeverisë shprehet se qytetarët duan listat e hapura dhe PS do atë që duan qytetarët.

“Është koha për lista të hapura. Listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje mes votuesit dhe të zgjedhurve.

Në vend që deputetët të zgjidhen nga krerët e partive janë qytetarët ata që vendosin.

Le t’i hapim portën listave të hapura për një demokraci. Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, thuhet në video.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne