Shqiperia

Rama nxjerr mbi 1 mijë policë në Tiranë për gjyqin e kuksianëve të arrestuar

Forca të shumta policie kanë rrethuar sot Gjykatën e Rrethit Tiranë, ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, të arrestuar pas revoltës që shpërtheu atje dhe arriti deri në djegien e sporteleve të pagesave. 23 të arrestuarit, kryesisht banorë të Kukësit, do të gjykohen në Tiranë, pasi Gjykata e Kukësit nuk ka ambiente për rastin e tyre. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim prone publike.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre dhe arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje për 12 të tjerët.Prokuroria i ka akuzuar për dhunimin e 12 punonjësve të Policisë dhe shkatërrimin e sporteleve të koncensionarit.

OPINIONE