Shqiperia

Rama: Rilindi turizmi. Ndjekësit: Timonin e more, kujdes dallgët!

Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke përshëndetur ndjekësit në Facebook me një video nga Tamara me ndryshimet që ka pësuar pas investimeve që janë bërë nga qeveria në mandatin e parë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Tamara e transformuar dhe e rilindur si një mrekulli e turizmit tonë të bukur malor” shkruan Rama.

Videoja postohet nga Rama një ditë pas deklaratës për ndryshimet rrënjësore që do të pësojë turizmi në mandatin e dytë, pasi populli i dha mandatin e plotë, ose sikur e quan ai ‘timonin’ të vetëm.

Por pas postimit nuk kanë munguar edhe komentet, teksa ndjekësit i kujtojnë premtimet dhe urojnë që t’i realizojë, pasi votëbesimin e mori.

“Një cop timon doje.Timon te dha populli, po jo makine por timon anije dhe deti ka dallge te medha. Uroj te dalesh atje ku do populli” shkruan njëri prej tyre.

OPINIONE