Rama shkon urgjent ne SHBA te nderoje keshilltarin e tij çifut qe i ka vdekur

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme drejt SHBA-ave dhe është kthyer sot që në pikë të mëngjesit në aeroportin e Rinasit.
Burimet bëjnë me dije për Newsbomb se arsyeja e kësaj vizite “Flash” ka qenë konsulenti Arthur Finkelstein. Bëhet fjalë për këshilltarin izraelito-amerikan të Ramës i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në mushkri në 18 gusht 2017 dhe ditën e djeshme u zhvillua një ceremoni përkujtimore, ku mori pjesë edhe kryeministri.
Rama mbajti edhe një fjalim për ish-këshilltarin e tij në kohën kur punonte si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Kryeministri Rama i ka besuar Arthur Finkelstein disa nga betejat e tij politike. Finkelstein udhëhoqi fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2007, ku Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe në zgjedhjet e 2009-ës ishte pikërisht Finkelstein që konsultoi Ramën në përgatitjen e fushatës dhe i rekomandoi një nga kompanitë më të mëdha në SHBA, siç ishte “Kidron Strategies” e amerikano-izraelitit George Birnbaum.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne