Rajoni Shqiperia

“Rama, tersi i Kroacisë”, deputetët e PD ngushëllojnë ekipin e Daliç dhe thumbojnë kryeministrin

Franca u shpall Kampione e Botës, për herë të dytë në historinë e saj pas fitores 4:2 ndaj ekipit të Kroacisë në stadiumin ‘Luzhniki’ të Moskës.

Humbja e ekipit të drejtuar nga Zllatko Daliç nuk është pritur mirë nga disa deputet të parlamenteit, të cilët gjithësesi kanë përgëzuar ekipin ballkanas për paraqitjet e zhvilluara ndërsa nuk kanë lënë pa ironizuar edhe me një foto të kryeministrit Rama, i cili u të mërkurën e kaluar u shfaq me Presidenten kroate, Kitaroviç në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Më poshtë gjeni reagimet e deputetëve Edmond Spaho, Sali Berisha dhe Edi Paloka.

Reagimet e plota:

Deputeti i PD – Edmond Spaho: “Ja tersi i Kroacise. Por nuk ishte vetem ky. Arbitri argjentinas u tregua nje koke shtange e vertete duke dhene penallti nje prekje te rastesishme me dore dhe nga e cila nuk vinte asnje rrezik dhe nuk nderpritej topi te shkonte tek ndonje lojtar frances pasi para portes nuk kishte asnje lojtar francez. Sikurse e tha edhe Roy Keane, arbitri eshte nje idiot i vertete qe nuk duhet te kete luajtur ndonje here futboll. Sidomos kur u rikthye edhe nje here per te pare rastin ne VAR para se ta jepte penallti me mahniti. Klloun i vertete. Franca fiton kupen e botes me nje sulmues si Giroud qe ne 7 ndeshje nuk gjuajti asnjehere ne porte dhe me Griezmann qe sa here i degjoj emrin me del parasysh ndonje qe gjuan vetem penallti. Sa shume penallti Franca ne kete boteror!!! Mafia e FIFA kushedi cfare nivelesh do arrinte po te kishte ne krye Edin tone. Fitues i vertete i Boterorit eshte Kroacia”.

Deputeti i PD – Sali Berisha: “Finale fantastitike! Gjelat me te miret, kthehen ne France me kuroren e lavdise te mbretit. Urime! Kroatet me dinjitoz, me te mire se kurre me pare! Ju lumte! Lojtari im, Eden Hazard, magjistari i ketij kampionati. Sb”.

Deputeti i PD – Edi Paloka: “Kroatet luajten si kampione, po ishin pa fat; nje autogol dhe nje penallti…Franca kampione. A e dinte Macron qe bente sikur nuk e shihte TERSIN, apo ai thjesht e injoroi dhe kjo u kthye ne fat per Francen ? Kolinda nuk kishte nga ta dinte. Nuk e pa qe perpara se te bente selfie me te TERSI po eliminonte Angline duke qendruar prane Theresa May-t”.

OPINIONE