Rama vendos turkofobin Piro Misha drejtor të Bibliotekës Kombëtare

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për emërimin e Piro Mishës si drejtor i ri i Biblotekës Kombëtare.

Biblioteka Kombëtare është drejtuar më herët nga Persida Asllani. Pas pesë vitesh në këtë post, ajo u shkarkua nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 10 korrik.

Me emërimin e Piro Mishës së krye të Bibliotekës Kombëtare Edi Rama tregoi edhe njëherë që mardhëniet me Turqinë nuk janë edhe aq të mira sa ai i shfaq në media në takimet me Presidentin Erdogan pasi drejtori i ri njihet nga të gjithë si një turkofob i “thekur”.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne