Rama zyrtarizon diktaturën, gjoba dhe burg për median e lirë

Tre pushtetet kryesore janë në duart e kryeministrit, me konceptin e partisë shtet, sot legjislativi (Parlamenti), ekzekutivi (Qeveria) dhe Gjyqësori (sistemi i drejtësisë), janë nën kontrollin e plotë të kryeministrit Edi Rama. Të vetmen që e kontrollon pjesërisht është “pushteti i katërt”, media në vend. Por edhe këtë tashmë do e fusë në vathën e tij, në mos me joshje me dhunë dhe është gati që ta bëjë me ligj.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi në portalin e kryeministrit në Facebook ERTV se paketa “synon rregullimin në disa ligje kryesore në medias në përgjithësi dhe medias në përgjithësi dhe publikimeve elektronike në veçanti,” si dhe se mediat në internet do të duhet të regjistrohen në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare si dhe do të mbikëqyren nga Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA).

Sipas Gjonajt, “Këto ndërhyrje sigurojnë ​procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike; reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cenimit të të drejtave të individëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave; krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë. Po ashtu ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA”.

E thënë më në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pjesa më e madhe e mediave online, të cilët nuk kontrollohen nga qeveria, do të kalojnë në një fazë të re, reprezalje, frikësimi dhe kërcënim me gjoba të rënda dhe dënime me burg. Ky draft i kahershëm në kokën e kryeministrit tonë do të bëhet realitet në sesionin e ri Parlamentar, në shtator të këtij viti.

Sigurisht referuesit do të jenë të zellshmit e Rilindjes që nga kreu i komisionit të Ligjeve, ish-ministra të përfshirë në afera korruptive dhe shitblerjen e votave, ministresha që e konsiderojnë Ramën Skënderbe dhe deputetë që Ramën e konsideropjnë si “përëndinë e pushtetit”.

Ndonëse një vit më parë pati reagime nga organizmat ndërkombëtare të lirisë së medias vendase dhe të huaj, kryeministri thjesht e shtyu në kohë këtë draft që së shpejti kthehet në ligj. Atëherë nuk do ketë më fjalë të lirë, censura do ketë kapur kulmin dhe gazetarë dhe media do detyrohen të vuajnë gjobat e rënda, e madje edhe dënimet më burg, pasi gjithnjë do të gjenden ministra apo deputetë Rilindas që do i drejtohen gjykatës, nën pretekstin e shpifjes (institucion tashmë i kapur politikisht nga qeveria)./boldnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne