Raporti: Shtetet e Bashkuara kanë harxhuar 6 trilionë dollarë për luftërat që kontribuan drejtpërdrejt në vdekjen e rreth 500,000 njerëzve që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

nga Tom O’Connor.

Shtetet e Bashkuara kanë harxhuar 6 trilionë dollarë për luftërat që kontribuan drejtpërdrejt në vdekjen e rreth 500,000 njerëzve që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Instituti Watson i Universitetit Brown për Çështje Ndërkombëtare dhe Publike publikoi të mërkurën raportin vjetor të “Kostove të Luftës”, duke llogaritur dhe marrë parasysh shpenzimet e Pentagonit në Operacionet e Jashtëzakonshme jashtë vendit, shpenzimet e Departamentit të Shtetit të lidhura me luftërat, shpenzimet e kaluara dhe detyrimet ndaj kujdesit të veteranëve të luftës, interesat e borxheve të shkaktuara nga sponsorizimet e luftërave si dhe veprimtaritë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për parandalimin e terrorizmit”.

Llogaritja përfundimtare zbuloi se përgjatë vitit fiskal 2019 “Shtetet e Bashkuara kanë ndarë dhe janë detyruar të shpenzojnë rreth 5.9 trilion dollarë (në dollarë aktualë) për luftën kundër terrorit, duke përfshirë shpenzimet direkt për luftë dhe ato të lidhura me të si dhe detyrimet për shpenzimet e ardhshme për veteranët e luftës për periudhën post 9/11”.

“Në thelb, shpenzimet e larta në luftë dhe shpenzimet e lidhura me luftën përbëjnë një shqetësim për sigurinë kombëtare, sepse nuk mund të përballohen gjithnjë me të njëjtën shumë”, përfundon raporti. “Publikut do ti shërbehej më mirë me rritje të transparencës dhe me zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për dhënien fund të luftrave dhe me marrjen e prioriteteve të tjera urgjente për sigurinë kombëtare”.

Marinsat amerikanë të Batalionit të 3-të, Regjimenti i 7-të Detar, përgjigjen duke gjuajtur me mortaja në mbështetje të përpjekjeve të koalicionit për të mposhtur grupin militant të Shtetit Islamik në një vend të panjohur në Siri, më 10 shtator. CORPORAL GABINO PEREZ / U.S. DEPARTAMENTI MARINE / DEFENSE

Pas sulmeve të 11 shtatorit të projektuara nga grupi militant islamik Al-Kaida në të cilin mbetën të vrarë rreth 3,000 vetë, Shtetet e Bashkuara filluan një luftë globale kundër terrorizmit. Javë më vonë, SHBA-ja drejtoi një pushtim të Afganistanit, i cili në atë kohë ishte i kontrolluar nga Talebanët, aleat i al-Kaidës. Në mars të vitit 2003, Uashingtoni përmbysi presidentin irakian Sadam Husein, duke e akzuar atë për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe për strehimin e organizatave terroriste, të quajtuara me këtë emër nga vetë SHBA.

Megjithë fitoret e shpejta fillestare atje, ushtria amerikane ka qenë vazhdimisht e shqetësuar nga rebelimet e vazhdueshme dhe i ka zgjeruar operacionet kundër terrorizmit në të gjithë rajonin, përfshirë Libinë, Pakistanin, Somalinë dhe Jemenin. Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara mblodhën një koalicion ndërkombëtar për t’u përballur me grupin militant të Shtetit Islamik (ISIS), i cili u ngrit si pasojë e një rebelimi të muslimanëve suni pas pushtimit të Irakut dhe u përhap në Sirinë fqinje si dhe më gjerë.

Raporti i së mërkurës zbulonse “ushtria amerikane po kryen aktivitete kundër terrorizmit në 76 vende, ose në rreth 39 për qind të kombeve të botës, një zgjerim shumë i madh [i misionit të saj] në të gjithë globin”. Përveç kësaj, këto operacione “janë shoqëruar me shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive civile, në SHBA dhe jashtë saj”.

Në përgjithësi, studiuesit vlerësojnë se pas 11 Shtatorit , “nga 480,000 deri në 507,000 njerëz janë vrarë nga luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Pakistan”. Kjo faturë “nuk përfshin mbi 500,000 vdekjet e luftës në Siri që u ndez në vitin 2011”, kur një rebelim i mbështetur nga Perëndimi dhe nga xhihadistët sfidoi qeverinë, aleatin e Rusisë dhe Iranit. Në të njëjtin vit, aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ndërhyri në Libi dhe ndihmoi kryengritësit të rrëzonin udhëheqësin e vjetër Muamar Kadafin, duke e lënë kombin në një gjendje vazhdimësie të luftës civile.

 

 Kjo tabelë detajon koston financiare dhe njerëzore të “Luftës kundër Terrorit” që prej ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.INSTITUTI WATSON  / UNIVERSITETI BROWN / STATISTIKA / NEWSWEEK

Kostoja njerëzore për Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë veprimeve të saj në Afganistan, Irak dhe Pakistan është 6,951 trupa, 21 personel civil dhe 7,820 kontraktorë.

“Ndërkohë që mbi numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ne jemi shpesh në dijeni, numrin real të shumicës së viktimave civile nuk e dime me siguri. Ne kurrë nuk kemi për ta ditur numrin total të vdekjeve të drejtpërdrejta në këto luftëra. Për shembull, dhjetëra mijëra civilë mund të kenë vdekur gjatë luftrave për rimarrjen e Mosulit dhe qyteteve të tjera nga ISIS. Numri i te vrarëve civilë dhe trupat e tyre nuk ka gjasa se do të zbulohen ndonjëherë”, ve në dukje raporti.

“Përveç kësaj, kjo faturë kostoje nuk përfshin” vdekjet indirekte “. Dëmi i tërthortë ndodh kur shkatërrimi i luftërave çon në pasoja afatgjata, ‘indirekte’ për shëndetin e njerëzve në zonat e luftës. Për shembull për shkak të mos pasjes qasje për ushqim, ujë, medikamente shëndetësore, energji elektrike apo dhe infrastrukturë tjetër.

Në shkurt presidenti Donald Trump tha se ishin shpenzuar 7 trilion dollarë në Lindjen e Mesme dhe theksoi se kjo ishte gabim. Javë më vonë, u raportua se ai u tha këshilltarëve të tij ushtarakë që të përgatisin një plan për t’u tërhequr nga Siria, pasi lufta kundër ISIS kishte hyrë në fazat e saj përfundimtare, ndonëse zyrtarët e lartë të Uashingtonit që nga ajo kohë e kanë zgjeruar misionin e SHBA-së – i konsideruar i paligjshëm nga qeveria siriane dhe aleatët e saj./newsweek/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne