Rasti saudit, si u shndërrua një lutje në dënim me varje

Tallha ABDULRAZAQ

Tre studiues të njohur të Islamit po përflitet se do të përballen me ekzekutim, menjëherë pas muajit të Ramazanit.

Edhe pas vrasjes se gazetarit Jamal Khashoggi, Princi i Kurorës saudite nuk do të ndalet para asgjëje për të demonstruar fuqinë absolute.

Të tre burrat janë studiuesit Salman Al Odah dhe Awad Al Qarni, dhe prezantuesi Ali Al Omari. Që të tre gëzojnë përkrahje të gjerë në botën arabe dhe kanë një prani të madhe në rrethet shoqërore me ndikim.

Por cilat krime kanë kryer për ta merituar vdekjen? Ata kundërshtuan ose thjesht perceptoheshin si “në linjë të kundërt” me politikat e Princit Mohammed bin Salman, i njohur botërisht si MBS.

Dijetarë për dollarë

Këta tre burra janë burgosur që nga momenti kur MBS dhe Princi i Kurorësi Abu Dabit, Mohammed bin Zayed (MBZ), e vunë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe Bahreinin dhe Egjiptin në përplasjeje me superfuqinë e rajonit, Katarin.

Ashtu si fqinjët e pasur me naftë – Saudia dhe Emiratet, Katari ka përdorur pasurinë e madhe të akumuluar nga eksporti i gazit natyror dhe një fond të madh investimesh të huaja për të nxitur ndikimin si një ndër ekonomitë më të përparuara në gjithë rajonin.

Megjithatë, Doha mori një hap të rëndësishëm më tej, duke krijuar një rrjet të mediave, me në krye Al Jazeera-n, që transmeton informacione tek një audiencë miliardëshe.

E gjithë kjo e lejoi Katarin të luante një rol jetik në mbështetjen e lëvizjeve të Pranverës Arabe, si dhe nxiti lidhjet me qeveritë e zgjedhura në vende të tjera me shumicë muslimane, veçanërisht me Turqinë.

Këto lëvizje reformiste – dhe mbështetja e Katarit për ta – u konsideruan të papranueshme nga MBS dhe MBZ, sepse kjo në thelb do të thoshte se tani popujt do të kishin zë në mënyrën se si qeveriseshin dhe qeverisnin.

Kur bllokada e Katarit filloi në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite rishikoi legjionin e vet të dijetarëve të brendshëm, klerikëve dhe personaliteteve televizive të profilit të lartë, për të përdorur praninë e tyre në media sociale dhe ndikim më të gjerë. Ajo morri aksionin për t’i bindur sauditët me idenë se ata duhej të mposhtnin fqinjët e tyre me ndalim furnizimesh, deri dhe duke ndarë familjet me martesa “të përziera”. Madje as devetë e Katarit nuk u kursyen nga zemërimi i Princit saudit. Ato u shuan nga etja në shkretëtirë.

Personalitetet fetare, siç janë recituesi i njohur i Kur’anit dhe Imami i Mekës, Abdulrahman Al Sudais, u rreshtuan menjëherë krah MBS.

Ngjashëm, predikuesit dhe figurat televizive siç janë Mohamad Al Arefe dhe Ayed Al Qarni iu nënshtruan kërkesave të Princit të Kurorës.

Qëndrime të tilla të kanë bërë që shumë t’i konsiderojnë ata “dijetarë për dollarë” dhe kanë rezultuar në uljen e kredibilitetit të tyre.

Krejt çfarë bënë të tre burrat, e që rrezikojnë të mbesin pa kokë, është fakti se kanë bërë thirrje për qetësimin e raporteve me Katarin fqinj.

Në fund të fundit, të dy kombet janë arabe, të dy kombet janë muslimane dhe ndjekin të njëjtën shkollë të jurisprudencës, si dhe ndajnë lidhje të thella të traditave të përbashkëta, e madje edhe martesa.

Para se të arrestohej, Al Odah bëri një lutje në Facebook duke shpresuar se MBS dhe Emir i Katarit, Tamim bin Hammad Al Thani, të mund të gjenin paqe. Tani ai dhe të tjerët ngelen në burg.

Ata janë duke u gjykuar sipas ligjeve anti-terror që dënojnë mosbindjen ndaj shtetit, dhe ky është një vend i rrallë në planet ku thjesht një lutje konsiderohet mosbindje./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne