Reagim i Gazeta Impakt për kërcënimin e Gazetarit Isa Myzyraj

Ditën e sotme “Gazeta Panorama” print dhe online, ka publikuar skandalin, ku kryetari i Bashkisë Has Adem Lala kërcënon dhe fyen rëndë gazetarin e “Gazeta Impakt” për arsyen se Isa Myzyraj kishte nisur një investigim mbi ndihmën ekonomike në Has, që pasi është vonuar 3 muaj tanimë ajo është përgjysmuar për banorët që janë në varfëri të skajshme të Bashkisë Has në rrethin e Kukësit.

Gazeta Impakt, shprehet e shqetësuar mbi mosreagimin e institucioneve shtetërore, partive politike, organizatave për të drejtat e njeriut, organizatat e gazetarëve, ambasadat dhe organet e drejtësisë  për këtë rast vandal, dhe u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të larpërmendura të reagojnë në mënyrë urgjente, për të mbrojtur lirinë e medias e sanksionuar në kushtetutë.

Gjithashtu i vëmë në dijeni të gjitha institucionet, ashtu siç gazetari ka vënë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, se në këtë skandal, Kryetari i Bashkisë Has ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, konkretisht nenet 280, 283, dhe nenin 238 të kodit penal.

“Kodi i procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:

 

Neni 280

         Marrja dijeni për veprën penale

 Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..

 

Neni 283

Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..

 

Nga ana tjeter Kodi Penal ne nenet 238 dhe 239 te tij parashikon se:

 

Neni 238

Kanosja për shkak të detyrës

 

Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. “

Ne si redaksi shprehim shqetësimin tonë maksimal mbi këtë ngjarje, sepse mendojmë që demokracia dhe liria e fjales në shqipëri është në rrezik të madh, ne mendonjë se kjo vepër duhet të dënohet menjëherë që vendi të mos ketë më pushtetarë që shfytëzojnë postet e tyre për të shantazhuar, kërcënuar, fyer apo cënuar gazetarët e lier në ushtrimin e profesioni të tyre./Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne