Rajoni

Reagon Vlora Çitaku rreth ndarjes së çmimit “Nobel” për Peter Hendke: Vendim i turpshëm

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për Letërsinë, që u nda sot në Suedi.

Mirëpo, njëri nga fituesit ka ngjallur debat, pasiqë shkrimtari Peter Handke ka qenë një adhurues i madh i Milosheviç-it, shkruan KultPlus.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku, e cila veprimin e ka konsideruar skandaloz. Ku përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka thënë:

Skandaloze!

Komiteti Nobel vendos që të shpërblejë me çmimin e këtij viti në letërsi shkrimtarin Peter Handke – një njeri që lavdëroi Milosheviç-in – “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid. Nuk ka asgjë fisnike në lidhje me këtë! Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm. / KultPlus.com

OPINIONE