Regjimi 41-biss për Shullazin, avokati i tij letër Metës, Ramës e Ruçit. Ja çfarë kërkon

Avokati i Emiljano Shullazit i është drejtuar me një letër Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, lidhur me aplikimin e regjimit 42 biss për klientin e tij.

“Informacion dhe kërkesë për vetëdijesim e reflektim” thuhet në hyrje të letrës, ku shpjegohet pse sipas avokatit, ky vendim për Shullazin është i padrejtë.

“Sqarojmë se Emiljano Shullazi, ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, ne dy vjet e gjysmë ka qenë edhe i punësuar në Bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky indicid, ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si ‘rrufe në qiell të pastër”, u bë “Armiku Publik” që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41 bis?”, thekson avokati.

Ndërsa kërkon rishikim të aplikimit të ligjit:

“Nuk është asnjëherë e vonuar apo e tepërt të pranohet që ekzistojnë mangësi në një proces të hartimit e zbatimit të ligjit, apo që nuk janë marrë në konsideratë Aktet e marrëveshjet ndërkombëtare.

Aq më tepër nuk është e vonuar apo e tepërt të rishikohet një gjendje e caktuar ligjore apo edhe e mënyrës së aplikimit të ligjit, kur kjo është në funksion të humanizmit, drejtësisë, barazisë para ligjit dhe distancimit nga politika që shpien në trajtime çnjerëzore, degraduese e me tipare të torturës”, thuhet në letër.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne