Regjimi sionist transferon me qindra tonë mbetje helmuese në Bregun Perëndimor

Regjimi sionist mbi 50% të mbeturinave atomike dhe kimike të tij i gropos në rajonet palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Faqja informative “Indipendent Arabic” në një raport të saj ka shkruar se disa fshatra që ndodhen afër murit ndarës duke përfshirë fshatrat në jugperëndim të Al-Khalil, në veriperëndim të Ramallah dhe në perëndim të Selfit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë janë shndërruar në zona për kontrabandimin dhe zhdukjen e mbeturinave të rrezikshme atomike dhe kimike të fabrikave të regjimit sionist.

Sipas këtij burimi, për çdo ditë rreth 70 tonë mbeturina helmuese industriale hyjnë në provincën Al-Khalil të Palestinës dhe autoritetet e regjimit sionist mbikëqyrin hyrjen e mbeturinave elektronike të rrezikshme në fshatrat dhe qytezat e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Autoritetet e Palestinës kanë deklaruar: “Me formimin e qendrës nën mbikëqyrjes së policisë për mbrojtjen e ambientit, kanë arritur të parandalojnë hyrjen e 70% të mbeturinave helmuese në rajonet palestineze, mirëpo përsëri vazhdon hyrja e paligjshme e qindra tonëve të mbeturinave të rrezikshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne