Rendi i ri Botëror, Turbokapitalizmi dhe Interfaith

Çka është dhe çka nuk është rendi i ri botëror? Gjithandej debatohet për të, por askush nuk arrin ta shteroj këtë çështje e të tregojë se cilës bazë filozofike i takon. Ne identifikuam mendimet më të artikuluara të personave të cilët kanë arritur t’i shpjegojnë disa anë të pandriçuara të këtij koncepti.

Çka është misioni dhe vizoni i Rendit të Ri Botëror?

Rendi i Ri Botëror ndryshe mund të quhet Turbo – Kapitalizëm pra që do të thotë kapitalizmi i përshpejtuar. Ky rend ka vetëm dy pengesa: Njëra është dukuria e kombeve nacionale dhe e dyta religjionet. Ky format në fillim tingëllon ëmbël, por në thelb synon të hedhë poshtë konceptin shtet nacional duke ndryshuar perceptimet e njerëzve ndaj patriotizmit përmes mbrojtjes së konceptit “shtetas global”. Gjithashtu zbutjen e religjioneve duke ua zbrazur vlerat shpirtërore dhe duke i bërë të përshtatshme për turbo-kapitalizmin e tyre.

Kombet në vetvete janë të mbyllura dhe ekonominë e tyre synojnë ta menaxhojnë vet, po ashtu edhe religjionet të cilat gjithmonë këshillojnë kundër dukurive si interesi, teprimi etj. Të dyja këto koncepte/botëkuptime cilësohen si elemente kryesore që pengojnë zhvillimin e Rendit të Ri Botëror. Për këtë arsye duhet të mposhten për t’u jetësuar ky rend. Prandaj ata duke hedhur poshtë vlerat e patriotizmit, përmes kamuflimeve, imponojnë konceptin Qytetarë Global. Po ashtu edhe me organizatat INTERFAITH ata kanë për qëllim të shembin vlerat fetare duke krijuar një format të përbashkët të besojmës. Feja e Rendit të Ri Botëror është PANTEİZMI që në thelb paraqet një format ku nga të gjitha religjionet ekzistojnë elementet të përbashkëta e të pranueshme për rendin.

E gjithë kjo është që të krijohet një tip individi i ftohur nga vlerat fetare e kombëtare. Një qëllim tjetër është që të rritet numri i konsumatorëve për kompanitë e mëdha. Pra një glob ku nuk ka kufi dhe ku nuk ekzistojnë kombet është një glob i përshtatshëm për promovimin e mallrave të tyre.

Imagjinoni një rend ku fëmija juaj e pëlqen lodrën e njëjtë BARBIE me fëmijën e familjes Tajlandeze dhe kompania e cila prodhon këtë lloj lodre të ketë shtrirje të shitjeve anekënd globit. Në Rendin e Ri Botëror CEO’t janë më të fuqishëm se sa Kryeministrat madje dhe Presidentët.

Rendi i Ri Botëror do të thotë përdorimi i ushqimit, veshjeve dhe materialeve të tjera të përbashkëta për të gjithë qytetarët me qëllim të përfitojnë kompanitë e mëdha me shitjet të produkteve të njëjta./ gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne