Reporterët pa Kufij dënojnë gjuhën e urrejtjes së Edi Ramës ndaj medias, gjatë krizës së Covid-19

Organizata Reporterët pa Kufij, e ka konsideruar gjuhë urrejtje, thirrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve shqiptarë, “për t’u mbrojtur nga media”, gjatë pandemisë.

Në një artikull ku renditen sulmet ndaj mediave dhe ligjet represive gjatë krizës së Covid-19 në mbarë Europën dhe në Ballkan, organizata ndalet edhe tek sulmet e Ramës ndaj medias në Shqipëri.

Fenomeni i gjuhës së urrejtjes u përhap edhe në vende të tjera në Ballkan. Që prej fillimit të krizës së koronavirusit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kërkoi qytetarvëve nëpërmjet një mesazhi të regjistruar telefonik, të marrin masa për higjenën, përfshirë “mbrojtjen ndaj mediave” “, thuhet në raport.

Reporterët pa Kufij, i referohet mesazhit telefonik të paprecedent, të regjistruar nga Edi Rama, njohur gjerësisht si meszahi “Alo, Edi jam” dhe të transmetuar dhunshëm nga kompanitë telefonike, në momentin kur qytetarët mundoheshin të kryenin telefonata. Mes “këshillave” të kryeministrit për të larë duart dhe për të hapur dritaret, ishte edhe këshilla “për t’u mbrojtur nga mediat”.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne