Reuters: Erdogan synon të forcojë Turqinë me më shumë shkollim fetar

Në një kodër me pamje kah Stambolli ndodhet një shkollë fetare në të cilën 50 vjet më parë, një djalosh nga një lagje e klasës punëtore kishte ndjekur mësimet islame. Ky djalë quhej Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i ardhshëm i Turqisë. Shkolla për Imam-Hatip ishte një nga ta parat themeluara nga shteti për edukimin e të rinjve që dëshirojnë të jenë imamë dhe predikues.

Në fillim të vitit akademik 2017-2018, në shtator, Erdogan u kthye në shkollën e tij të vjetër, pas një rinovimi prej 11 milion dollarësh. Ai kujtoi “ditët e vështira” të fëmijërisë së tij dhe të shpirtin që frymonte në shkollën që i nxiti nxënësit e saj drejt suksesit.

“Qëllimi i përbashkët i gjithë arsimimit dhe sistemit tonë të mësimdhënies është të sjellim njerëz të mirë me respekt për historinë, kulturën dhe vlerat e tyre”, tha Erdogan për fëmijët që valonin flamujt në një ceremoni që shënonte rihapjen e shkollës.

Erdogan ka thënë se një nga synimet e tij është të krijojë një “gjeneratë të devotshme” në Turqinë me shumicë muslimane” që do të punojë për ndërtimin e një qytetërimi të ri.” Fjalimet e tij të fundit kanë vënë theksin në historinë otomane të Turqisë dhe arritjet në vend krahasuar me idetë dhe ndikimet perëndimore. Ringjallja e shkollave për Imam/Hatipit, është pjesë e përpjekjes së Erdoganit për ta vënë fenë në zemër të jetës kombëtare pas dekadave të dominimit shekullar; dhe shkolla e tij e vjetër është vetëm një nga përfitueset i një programi qeveritar ku do të alokohen miliarda dollarë në edukimin fetar.

Një shikim i buxhetit të qeverisë dhe planeve të investimeve nga ana e Reuters, tregon se shpenzimet në shkollat ​​e larta për Imam/Hatip për djemtë dhe vajzat e moshës 14 deri në 18 vjeç, do të dyfishohen në 6.57 miliardë dollarë në 2018, gati një e katërta e buxhetit total të shkollave të mesme. Edhe pse 645,000 studentë për Imam/Hatipit përbëjnë vetëm 11 për qind të popullsisë së përgjithshme të shkollës së mesme, ata marrin 23 për qind të fondeve, dyfishin e shpenzimeve për nxënës në shkollat ​​e zakonshme.

Që nga viti 2012, kur edukimi Imam/Hatip u zgjerua në shkollat ​​e mesme për nxënësit e moshës 10-14 vjeç, numri i përgjithshëm i nxënësve është rritur pesë herë në 1.3 milion nxënës në mbi 4.000 shkolla. Qeveria synon të përfundojë ndërtimin e 128 shkollave të larta të tilla në vitin 2018 dhe ka plane për të ndërtuar 50 më shumë, tregojnë të dhënat e buxhetit dhe investimeve. Turqia ka rritur gjithashtu mësimin e edukimit fetar në shkollat ​​e rregullta shtetërore, disa prej të cilave janë konvertuar në shkolla për ​​Imam/Hatip. Qeveria nuk pranoi të thotë sa.

Por për të gjitha paratë shtesë që ata marrin, shkollat ​​islame janë duke i dobësuar ato të rregullta, tregojnë parametrat kyçe.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve rreth zgjerimit të shkollave për Imam/Hatip. Ministri Ismet Jilmaz tha se qeveria është duke iu përgjigjur kërkesës popullore duke hapur shkolla të këtij lloji. “Ne punojmë sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve tanë”, tha ai në një ceremonisë së hapjes së një xhamie të re në dhjetor.

Një këshilltar i qeverisë tha se “Islami nuk u imponohet njerëzve. Ne nuk themi se të gjithë duhet të shkojnë të studiojnë për Imam/Hatip. Ne vetëm po ofrojmë një mundësi për ato familje që duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre te ky profil shkollor”.

Por zgjerimi i edukimit fetar është shqetësues për disa turq. Intervistat me disa prindër, mësues dhe zyrtarë të arsimit tregojnë ndarje të thella mbi rolin e Islamit në arsim. Këto dallime janë pjesë e një mosmarrëveshjeje më të gjerë midis pjesës liberale dhe sekulare të shoqërisë në njërën anë dhe bazës mbështetëse të Erdoganit që janë qytetarë turq konservatorë dhe të devotshëm.

Ishte kjo bazë mbështetëse që solli Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet në vitin 2002. Që atëherë, kritikët kanë akuzuar Erdoganin për dobësimin e shtetit laik të themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923 dhe të shtyllave të tij – ushtrinë, gjyqësorin dhe mediat. Marrëdhëniet midis Turqisë si anëtare e NATO-s dhe partnerëve të saj amerikanë dhe evropianë janë tensionuar. Përpjekja e Ankarasë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian është ngadalësuar dhe vendet perëndimore kanë kritikuar Turqinë për arrestimet masive që pasuan një grusht shteti ushtarak të dështuar në korrik 2016.

Po ç’thuhet nga kahja tjetër?

Kompleksi i ri i shkollës për Imam/Hatip, arkitektura e saj në stilin islam që ngrihet në një zonë historike në anën evropiane të Stambollit, është një burim krenarie për prindërit e 800 fëmijëve që mbushin klasat e tyre dhe sheshin e lojërave.

“Inshallah, të gjitha shkollat ​​tona do të arrijnë këtë standard dhe cilësi”, tha Kamber Cal, 45 vjeç, një kimist. Djali i tij 16-vjeçar është i kënaqur që shkon në këtë shkollë. “Vajza ime tani ëndërron të shkojë në shkollën për Imam-Hatip, të vë mbulesën dhe të mësojë për Kur’anin dhe jetën e Profetit”.

Në një xhami, djemtë po dëgjonin një predikues para namazit të xhumasë kur reporteri i Reuters vizitoi shkollën në tetor, ndërsa në shesh lojërash më poshtë djemtë e tjerë luanin futboll. Disa studentë i radhisnin librat në rafte në korridor. Faqja e internetit e shkollës tregon për suksesin e saj, duke listuar në kurikulën e saj një spektër të gjërë lëndësh dhe aktivitetesh, përfshirë karatenë, biologjinë, kiminë, gjuhën arabe, muzikën dhe recitimin e Kur/anit. Mësimet e edukimit fetar përbëjnë rreth një të katërtën deri në një të tretën e kurrikulës në shkollat për e Imam-Hatip.

Cal dhe avokatë të tjerë të shkollave për Imam/Hatip thonë se prindërit duan një edukim të fortë moral për fëmijët e tyre. “Nëse ka kërkesa, duhet të plotësohen. Sa përqind të kërkesave do të plotësohen? Për 20, 25, 40 për qind “të nxënësve? “Kërkesa dhe shoqëria do të vendosin”, tha Cal.

Një perspektivë e tillë paraqet një mallkim për sekularistët, njerëzit në të majtën politike dhe pjestarët pakicë të besimit Alevi, besim i cili bazohet në traditat folklorike dhe rituale shiite, sufiste dhe anatoliane, që ndryshojnë shumë nga ato të shumicës sunite të vendit. Feray Aytekin Aydogan, kryetar i sindikatës së mësuesve të Egitim-Sen dhe një kritik i zgjerimit të shkollave për Imam/Hatip, thotë: “Nuk ka nevojë t’u japësh njerëzve edukim fetar në mënyrë që ata të aftësohen për një profesion”.

Qeveritë e njëpasnjëshme të AK-Parti i kanë dhënë prioritet të lartë arsimit, duke rritur buxhetin për këtë sektor në rreth 12.3 përqind, nga 6.9 përqind në vitin 2003, viti i parë i qeverisjes së partisë së Erdoganit.

Arsyeja për këtë është se Erdogan shpreson se rritja e standardeve të arsimit do të ndihmojë arritjen e objektivit të tij për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë deri në vitin 2023, centenari i themelimit të republikës shekullore të Ataturkut. Turqia aktualisht është anëtare e Grupit të 20 ekonomive më të mëdha botërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne