Bota

Revista me bazë në Amerikë: Amerika është përgjegjëse për krizën njerëzore në Jemen

Në një artikull në revistën me bazë në Amerikë, Farian Policia, duke iu referuar gjendjes njerëzore në Jemen, u raportua se Amerika është përgjegjëse për krizën në Jemen.

Në artikullin e revistës me bazë në Amerikë, Farian Policia, u tha se gjendja njerëzore në Jemen është shqetësuese dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëra prej përgjegjësve për këtë.

Revista me bazë në Amerikë shkroi kështu: Në të njëjtën kohë me negociatat intensive të përfaqësuesit special të OKB-së në Iran, Martin Griffiths, ku ai ka treguar për fillimin e negociatave paqësore në Jemen dhe mundësinë e konflikteve ushtarake në al-Hadid, Emiratet e Bashkuara Arabe i kërkuan organizatave ndërkombëtare të ndihmës që vepronin në Jemen për të larguar punëtorët e tyre nga rajoni para sulmit ndaj al-Hadidit.

Sipas raportit, qeveria amerikane, e cila ka paralajmëruar dy herë për pasojat e sulmit ushtarak ndaj al-Hadidit, është dorëzuar në operacionin ushtarak të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia duan të bëjnë, ndërkohë që grupet ndërkombëtare të krizave e konsiderojnë këtë si një dritë jeshile për koalisionin për të sulmuar qytetin al-Hadid.

Më pas, revista me bazë në Amerikë iu referua deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo: Ne kemi vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe atje sepse jemi të shqetësuar për sigurimin e ndihmave humanitare të bëra për të shpëtuar popullin e Jemenit dhe dëshiruam që ata të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara në këtë çështje.

Më pas, revista shkroi kështu: Deklaratat e Pompeot tregojnë se Amerika ka ndryshuar qëndrimin e saj mbi sulmin e koalicionit Arabi-Emirate të Bashkuara Arabe kundër qytetit al-Hadid dhe kjo gjendje është një dëshmi e asaj se Amerika është partner në çdo lloj sulmi ndaj rajonit al-Hadid.

Revista me bazë në Amerikë, gjithashtu shkroi se: Zyrëtari i Jemenit për institucionin anglez të ndihmës Oxfam, Scott Poll iu referua deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit dhe u shpreh kështu: Ne e konsiderojmë Amerikën si përgjegjëse për sulmin që do të bëhet ndaj qytetit al-Hadid për shkak të përgjigjës së dobët të saj gjë që nënkupton se dha dritën e gjelbër për këtë sulm.

Sipas këtij raporti, ish ambasadori i SHBA-së në Jemen, Steven Sees reagoi ndaj deklaratave të Pompeot duke u shprehur kështu: Këto deklarata ishin mjaft të dobëta dhe nuk i dhanë kartën e kuqe kërkesës së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë për sulm, gjë që tregon se Amerika është tërhequr nga qëndrimi i saj i mëparshëm kundërshtues. Së fundmi, kjo revistë me bazë në Amerikë shkroi kështu: Fakti që lufta në Jemen shihet si një front i rëndësishëm në luftën kundër veprimtarisë së Iranit në rajon, ka bërë që Amerika të japë mbështetjen e nevojshme për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë në këtë luftë.

Koalicioni Saudi-Emirate të Bashkuara Arabe filloi përgatitjet për operacionet ushtarake në tokë, ajër dhe det dy muaj më parë në portin e al-Hadid të Jemenit, i cili ka rëndësi jetësore dhe konsiderohet si lidhja e vetme me jashtë. Përkundër suksesit fillestar të këtij koalicioni ndërhyrës, pjesëmarrja e ushtarëve të rinj në Ushtrinë Jemenas dhe komitetet popullore, ndërhyrësit u vendosen në një gjendje të vështirë dhe humbën disa rajone që kishin pushtuar. Pas kësaj mposhtjeje të javës së kaluar, Wall Street Journal shkroi kështu: Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan ndihmë nga SHBA-ja për të sulmuar portin al-Hadid.

Udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Hysejin Bedrettin al-Husi në deklaratat e tij të fundit u shpreh kështu: Amerika dhe regjimi sionist janë të përfshirë në luftën në Jemen.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE