Rishikimi politik i Historise së WW2- një Aferë e rrezikshme

Nga Pirro Prifti

Shkrimtari Dan Brown ka thënë: `Historia shkruhet nga fitimtarët`, dhe kjo përmban një pjesë të rëndësishme dhekryesore të së vërtetës. Pavarësisht nëse e ka thënë ose jo, kjoshprehje pretendohet se është thënë edhe nga Çurchilli, por e vërteta e ngjarjeve të kaluara e faktuar me dokumentacione tësakta nuk mund të rishikohet dhe të interpretohet sipasinteresave politike të caktuar që drejtojnë ditët e sotme se rrezikshme sepse bëhet një aferë e rrezikshme e cila përdoret përtë fshehur të vërtetën, dhe kjo aferë përdoret për të justifikuarveprimet e ditëve të sotme nga këta politikanë të korruptuar.Kjopo ngjan edhe me Historinë e luftës së dytë Botërore (WW2).

Jo më kot problemi i rishikimit të historisë së luftës së dytëbotërore ka marrë përmassa të dha tani në 75 vjetorin e fitores mbi fashizmin në të cilën perëndimi e feston me 8 maj, kurse Rusia me disa vënde e feston me 9 Maj, festë e cila mundtë shtyhet për shkak të Pandemisë nga COVID-19.

Dy përplasjet mediatike më të mëdha janë Promemoria e BEbotuar që në shtator të 2019 në të cilën rishikohej seriozishthistoria e WW2 ( Lufta e Dytë Botërore) dhe fajtorë për nisjen e luftës bëhej ish BRSS dhe Gjermania Naziste sidomos nëpërmjetPaktit Ribentrop-Molotov ku të dy palët akuzoheshin njëlloj, dhe ish BRSS akuzohej për të ashtuquajtin `pushtim` tëRepublikave balltike dhe për ndarjen e Polonisë. KjoPromemorie e BE ngjalli një reaksion të madhe në Rusi e cila i u kundërpërgjegj se lufta e 2 botërore nuk u nis nga PaktiRibentrop-Molotov por nisi edhe më përpara me luftën e Spanjëme pushtimin e Çekosllovakisë dhe të Francës si dhe të Polonisënga Gjermania Naziste.

Rishikimi i Historisë nuk mund të bëhet pa dhimbje, sepsebrezat që luftuan e dinë mirë se si ishte historia, kurse brezat qëvijnë  mesa duket e shikojnë në mënyrë pragmatike dhe e politizojnë me argumenta   të ditëve të sotme, argumenta të cilatnuk janë të sakta në raport me kohën kur ndodhi lufta.

Përplasja e dytë mediatike që ndodhi në 12 shtator 2019, ishtëvendimi mbi heqjen e Monumenti të Heroit të luftës MareshallitIvan Koniev më nga Praga nga ana e pushtetit lokal, gjë që nxitiedhe njëherë një reaksion dhe debate mediatike dhe deklaratapolitike nga të dy palët. Monumenti i hoq me 3 prill 2020 ngaqveria lokale e Pragës me urdhër të z. Kolar (ditët e pandemisë),dhe u vendos në muzeun e luftës. Në vënd të këtij Monumentido të vendoset një monument tjetër me fraza të tjera sipas z. Kolar.

Veprimi i Republikës Çeke u përkrah heshturazi edhe nga BE e cila z. Kolar i cili urdhëroi heqjen e monumentit e ka afruar sikëshilltar pranë Znj. Ursula von der Leyen presidents së KE. Kjopërprlasje vazhdon edhe sot disa ditë para festimit të 75 vjetorittë fitores mbi Nazismin.  Në fakt pati një reaksion të madh ngaprorusët në Çeki, madje dhe Presidenti Çek e kritikoi ngjarjen. Kjo staujë u vendos në vitin 1980 kut Mareshalli Koniev vizitoiÇekosllovakinë e atëhershmeme rastin e përvjetorit tëatëhershëm të fitores mbi Nazismin.

Disa fjalë në nderim të Mareshallit e famshëm Ivan Koniev. Dihet që Mareshalli Ivan Koniev (16 dhjetor 1897 – 21 maj1973)) ka qënë 2 here Hero o BRSS. Koniev i cili komandoiarmatën e kuqe të jug-perëndimit hyri në Pragë në fillim të maj1945 dhe udhëhoqi forcat që nga janari i vitit 1945 për të çliruarSilezinë dhe Cekosllovakinë, dhe me armatën e tij deshte tëhynte i pari në Berlin, por Stalini ja dha këtë nder Mareshallittjetër Zhukov. Duke qënë një komandant shumë i zoti, ai moripjesë edhe në luftën e parë botërore dhe në revolucionin e tetoritdhe gradat i mori për shkak të aftësisve të tij ushtarake https://en.ëikipedia.org/ëiki/Ivan_Konev.

Është e vërtetë që Mareshalli Koniev në 1956 mori pjesë nështypjen e kryengritjes në Budapest në 1956 por indirekt.

Në 1968 Koniev pas shtypjes së revolucionit të kadifenjtë  nëPragë vizitoi Pragën me ftesë të qeverisë së atëhershme dhe përnder të tij u ngrit monumenti.

https://ëëë.rferl.org/a/prague-removes-statue-of-soviet-era-commander-angering-russia/30528880.html

Në vitin 1973 dy herë Heroi i BRSS, Ivan Koniev vdiq dhe u varros në Kremlin me nderime.

Pavarësisht Historisë, Rishikimi saj dhe shtrembërimi i saj përshkak të sistemit dhe bllokut komunist i cili përfitoi nga fitorjambi nazizmin dhe e përdori këtë fitore për të përforcuarrregjimet përkatëse n ëish vëndet e bllokut komunist, nuk do tëthotë që rishikimi i kësaj historie të bëhet mbi problemet e lindura pas fitores mbi Nazizmin për shkak të diktaturavekomuniste por edhe për shkak se sistemi i atëhershëm socialist dështoi në të gjitha këto vënde përfshi dhe Shqipërinë.

Ky problem po ndodh edhe në Shqipëri ku Lufta Nacional-Çlirimtare e udhëhequr nga Fronti Demokratik i atëhershem me një komandant nacionalist si Spiro Moisiu të shahet ngakundërshtare të cilët bashkëpunuan me nazi-fashizmin dhe tëhedhin baltë mbi luftën duke mos ndarë luftën nacionalÇlirimtare me Rregjimin komunist të Enver Hoxhës. Kjo, ashtusikundër edhe në disa vënde të europës lindore, kërkojnë tëeklipsojnë herozmat dhe udhëheqësit e luftës kundër Nazi-fashizmit me pretëksin se rregjimet totalitare shtypën popujt dhenë 1989 i u rikthyen demokracisë perëndimore.

Po kështu ka ndodhur edhe në Talin Estoni ku u hoqpërmendorja e ushtarit të kuq me pretekste afërsisht të njëjta me ato që ndohën në Çeki e gjetkë,

Rishikimi Historisë së WW2 mbetet një aferë e rrezikshme përqeveritë e sotme të pas 1989 sepse nëprmjet rishikimitsynohet tëminimizohet lufta kundër nazismit në të cilën u vranë rreth 50 milionë njerëz dhe vëcanërisht nga ish-BRSS u vranë rreth 27 milionë për 5 vjet luftë. Po kështu dhe në Shqipëri, pavarësishtdebateve për numrin e të vrarëve dhe dëshmorëve lufta u fituanga Lëvisja Nacional çlirimtare e cila i u bashkua FrontitAntifashist në të cilën kryesonin SHBA-Angli-BRSS, dhe kjonuk mund të mohojë dëshmorët, trimat, drejtuesit të cilat nukduhen përzjerë dhe ndotur me rregjimet që erdhën më vonë nëato vënde./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne