Aktori i njohur i skenës shqiptare Robert Ndrenika, përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur gazetarit Andi Bushati, pas shkrimeve të këtij të fundit lidhur me Teatrin Kombëtar. Ndrenika thotë se Bushati ka shpifur për të dhe e paralajmëron të mos i dalë përballë “deri në 7 metra”.
PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..
Aktori Robert Ndrenika
Ndrenika është një nga firmëtarët mes shumë artistëve të tjerë që kërkojnë ndërtimin e një godine të re për Teatrin e ri Kombëtar në kryeqytet.
Burimi: Shqiptarja.com