Rohingya dhe Miti i Tolerancës Budiste

nga Reza Pirbhai.

Kur të moshuarit dhe të rinjtë sistematikisht kapen të gjallë dhe qëllohen. Kur gratë përdhunohen në grup dhe foshnjat e tyre hidhen përrenjve dhe lumenjve që të mbyten. Kur shtëpitë dhe bizneset e tyre digjen. Kur të gjitha mizoritë e pastrimit etnik janë të qarta, atëhere e drejta ndërkombëtare hyn në veprim. Organet nderkombetare dhe shtetet e tyre punojnë për ti dhënë fund mizorive njëkohësisht sigurojne strehim për të mbijetuarit dhe nderkohe merren edhe me autoret e veprës penale, pa marrë parasysh identitetin e agresorit apo viktimës. Kjo eshte ose kështu na është thënë. Me gjithe keto masakra të vazhdueshme dhe zhvendosje të myslimanëve Rohingya kaq qarte dhe hapur, lighi ndërkombëtar nuk është edhe aq i verbër sa duket.

Qe kur të drejtat e tyre të qytetarisë janë shkelur gradualisht midis viteve 1940 – 1980, mijëra burra, gra dhe fëmijë Rohingya u janë nënshtruar vrasjeve dhe përdhunimeve, fshatrat e tyre janë shkretuar dhe më shumë se një milion jane larguar drejt vendeve fqinje pa shumë bujë të dukshme për botën përtej. Përpjekjet e vonuara të OKB-së për të hetuar barbaritë më të fundit kanë deshtuar që të formojne një Komision të plotë hetimi ndërsa hetuesit e pavarur janë bllokuar të hyjnë në Myanmar nga qeveria budiste e udhëhequr nga fituesja e cmimit Nobel për Paqen Aung Sang Suu Kyi. “Imagjinoni për nje minute, thote një artikull i kohëve të fundit i “Hamid Dabashit nga Columbia University, “nëse do të ishin hebrenj apo të krishterë, ose edhe” budistët paqësorë “, subjekt i persekutimeve muslimane”.Duke pasur parasysh vëmendjen që dhuna e vazhdueshme ndaj myslimane po shkakton, arsyeja që qëndron pas mungesës së dukshme të zemërimit për të mbrojtur Rohingyat është e qarte: “ka dicka te sëmurë në strukturën liberale të imagjinatës euro-amerikane. Nuk i shohin muslimanët si qënie plotesisht njerëzore “.

Duhet pranuar se Bangladeshi Musliman (ku rreth 500,000 Rohingya kanë kërkuar strehim) ka kërkuar kohë për të parandaluar “depërtimin” e tyre “. Sipas UNHCR-së, Bangladeshjanët e thjeshte kanë hapur fshatrat dhe qytetet e tyre në fluksin e fundit të refugjatëve Rohingya, duke u siguruar ushqim, veshje dhe strehim. Madje veprimet e shtetit te Bangladeshit në dukje i ftohte pasqyrojnë vetëm pamundësinë e Bangladeshit për të strehuar Rohingyat pa një mbështetje ndërkombëtare, gjë e cila nuk po u vjen. Për më tepër, qeveritë e ndryshme me shumicë muslimane, si dhe Organizata e Konferencës Islamike, kanë filluar të premtojnë fonde dhe të shprehin shqetësimet e thella të tyre. Por a është vetëm dehumanizimi i myslimanëve në imagjinatën euro-amerikane ai që duket si nje lojë ku zërat e tyre bien në vesh të shurdhër? Ç’të themi për imazhin e kundërt të “budistëve paqësorë”?

Akademia në të vërtetë është e mbushur me shembuj bursash që e ndalon tolerancën dhe gjithperfshirjen e budistëve prandaj argumenti kryesor nuk është gjë e re. Sipas Thomas A. Tweed, profesor i historisë në Universitetin Notre Dame, rritja e ndërgjegjësimit për diversitetin fetar për shkak të zgjerimit kolonial dhe misionarizimit të krishterë udhëhoqi intelektualët iluministë euro-amerikanë të ndrydhur nga sektarizmi i krishterë qe ta konsideronin budizmin në përputhje me ligjin e “fesë natyrore” (ose “filozofi e perjetshme”), që kërkonte “tolerancë” ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme dhe ishte i përshtatshem për progresin shkencor. Aq te bindur ishin ata sa disa, siç ishte studiuesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë gjermano-amerikani Paul Carus dhe të tjerë, i dënuan budistët kur ata filluan sulmet polemike ndaj misionarëve të krishterë, duke i akuzuar aziatikët për përdorimin e nje gjuhe “qe Buda me siguri nuk do ta perdorte …” Kështu që lindi një mit i përhapur, i artikuluar në mënyrë tipike nga Theosophisti suedezo-amerikan i fillim shekullit të të 20-te, Herman Vetterling, i cili thoshte se budizmi është “një fe e tolerancës fisnike, e vëllazërisë universale, e rregullit dhe e drejtësisë” dhe se në rritjen e perhapjen e tij si një fe boterore nuk ishte “shkaktuar derdhja e një pike te vetme gjaku”.

Profesori i studimeve fetare, Michael Jerryson, vashdoi ate qe Tweed nënshkroi për të treguar se tendenca për të shoqëruar budizmin me tolerancën nuk vdiq në fillim të shekullit të njëzetë ose mbeti e mbyllur në një kullë të fildishtë. Në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, ai gjeti rrugën e tij në shkrimet e Jack Kerouac dhe Allen Ginsberg, duke ecur më përpara në kohë me vepra të tilla si Zeni i Robert Pirsigut (Robert Pirsig’s Zen) dhe Arti i mirëmbajtjes të motocikletave (Art of Motor Maintenance), ndersa nga 1980-ta mori dimensionet politike në formen e Lëvizjes së lirë të Tibetit. Dhe së fundi, kush mund ta harroje (nëse dëshiron) Keanu Reevesin në Buda i Vogël (Little Buddha) të Bernardo Bertoluccit.

Megjithatë, Historia tregon një tregim të ndryshem nga orientalistët dhe kultura popullore. Për çdo shembull të durimit, historia jep shembuj të intolerancës së dhunshme të legjitimuar nga doktrinat budiste të kryera nga praktikuesit. Aq shume tekste të lashta Jain dhe Brahmanik flasin për persekutime nga duart e budistëve indianë, sa që budistët i akuzojnë njelloj konkurrentët e tyre në Azisë Jugore për veprime të njëjta. Merrni parasysh shembujt e Jerryson-it, ku murgu budist i shekullit të gjashtë Faqingu, u premtoi 50.000 pasuesve të tij se çdo kundërshtar që ata do vrasin do ti çonte në një pozitë më të lartë në rrugën Bodhisattva. Ose të kujtojmë se me ardhjen e nacionalizmit, murgjit budistë u mblodhën në mbështetje të japonezëve për fushatën ushtarake kundër rusëve në vitet 1904-1905, ose justifikimet budiste të Zen dhe Purelandit mbi pushtimeve japoneze të Kinës, Koresë dhe Singaporit gjatë luftes së dytë boterore. Budizmi ka qenë i korruptuar në këto vende, me argumentimin se dhuna ishte e nevojshme që të sigurohej që budizmi ‘i vërtetë’ të rikthehej dhe të ruhej. E njëjta retorikë se budizmi ishte nën kërcënim nënkuptonte fanatizëm dhe dhunë të nacionalizuar që murgjit budiste kanë lëshuar mbi jo-budistët në Tajlandë, Sri Lanka, Butan dhe, së fundi, por jo më pak edhe në Mianmar.

“Asnjë fe nuk ka një monopol mbi ‘njerëzit e dhunshëm’,” dhe as asnjë fe nuk ka një prirje më të madhe për dhunë, del ne konkluzion Jerrysoni.” Të gjitha fetë janë komplekse të mëdha të mendimeve dhe institucioneve, ndërsa të devotshmit mund të gjejnë gjithmonë legjitimitet për armiqësi ose mikpritje ndaj të tjerëve në varësi të nevojave ose dëshirave të kësaj bote. Pikërisht për këtë arsye shkëputja e dukshme midis budizmit historik dhe mitit të qëndrueshëm euro-amerikan të tolerancës së tij është po aq keq sa dehumanizimi i përjetshëm i Islamit dhe muslimanëve. Këta budistë kanë qenë prej kohësh djemtë e mirë dhe muslimanët ata të këqinj në këto kohë. Secila prej tyre është një fije e nevojshme në strukturën liberale të imagjinatës euro-amerikane që mbulon vështrimin e ligjit ndërkombëtar kur bëhet fjalë për vrasjen dhe zhvendosjen e Rohingyave./ Gazeta Impakt

burimi:counterpunch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne