Romët protestojnë në Prishtinë: Ngjyra ime, dhuratë nga Zoti!

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë – RAE, ka kohë që shprehin pakënaqësi lidhur me përmbushjen e obligimeve që ka shteti për këtë komunitet. Për dallim nga komuniteti serb që konsiderohet si “i përkëdheluri”, dhe ai turk që eri diku gjen mbeshtetje tek organizatat turke që veprojnë në Kosovë, ata të RAE-së bëjnë një jetë më të rëndë se të refugjatëve.

Për këto dhe shumë arsye, sot në Prishtinë është mbajtur protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave për institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për këtë komunitet.

Smajl Dema organizator i kësaj proteste tashmë të përvitshme, tha se kërkojnë të drejtat e tyre duke shtuar se të gjithë janë të njëjtë dhe se shqiptarët janë pakicë diku tjetër ashtu si komuniteti egjiptian në Kosovë.

Me parulla “Meritojmë të jetojmë dinjitetshëm”, “Duam të jetojmë të barabartë stop diskriminimit”, “Ngjyra ime ka vlerë është dhuratë nga Zoti”, ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i trajtojnë të barabartë.

Ndonëse në tokën e tyre legjitime, shpeshherë hidhen tutje nga dyert e institucioneve, duke mos u bërë investim në rrugë, arsimim të tyre, e madje duke u neglizhuar edhe në spitalet e vendit. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne