Shqiperia

Protesta e Unazës së Re, Balliu paralajmëron policët: Do mbani përgjegjësi ligjore, protesta do vijojë

Nga protesta e banorëve pranë Drejtorisë së Policisë ish deputeti i PD, Klevis Balliu paralajmëroi sot efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për cdo shoqërim të paligjëshëm. Balliu akuzoi kreun e qeverisë se erdhi të provokojë banorët e unazës së re, të cilët thuajse prej një viti janë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.

“ Kanë 12 muaj që kërkojnë dialog me qeverinë, të ulen ta zgjidhin sic e ka zgjidhur PD më parë. Ky hajdut ky kriminel nuk kërkon dialog me qytetarët. Kush pretendon se është Rama, cfarë kujton se me policët e krimit do mundë qytetarët. Përgjigja do jetë e shpejtë e pamëshishme për këdo që dhunon qytetarët. Jemi në moment kritik për negociatat dhe c’bën Rama, vjen arreston banorët e unazës. E ka mendjen të hapë vizat me Serbinë.

Me gjak do e mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. Kam edhe një thirrje këtu për të gjithë punonjësit e policisë, iu them atyre hapini sytë Rama është në ditët e fundit do mbahet përgjegjësi ligjore për këdo që arreston në kundërshtim me ligjin” tha Balliu ndërsa theksoi se protesta do të vijojë edhe pasditen e sotme pranë Unazës së Re./balkanweb

OPINIONE