Rrëzohet droni izraelit në Libanin jugor

Një dron izraelit është rrëzuar në Libanin jugor mes raportimeve kontradiktore për shkakun e rrëzimit.

Ushtria izraelite tha se droni u rrëzua brenda Libanit pranë kufirit gjatë një “aktiviteti rutinë të sigurisë”. Megjithatë, nuk specifikoi shkakun e rrëzimit.

Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve tha se droni u qëllua nga një civil me një armë gjahu mbi kalimin Fatima në jug të Libanit.

Autoritetet libaneze ende nuk janë prononcuar rreth incidentit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne