Rripi i Gazës – Izraeli sulmon pikat ushtarake të Hamasit

Avionët luftarakë të Izraelit ndërmorën sulme ajrore ndaj një pike ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës.

Avionët izraelitë organizuan gjashtë sulme të njëpasnjëshme ndaj pikës ushtarake të quajtur Al-Kadisiyya të Brigadave Izzeddin Al-Kassam, që është krahu ushtarak i Hamas, në qytetin Han Yunus në jug të Gazës.

Mësohet se në sulme nuk pati viktima.

Sipas deklaratës së bërë nga ushtria izraelite në sulmet e kryera në jug të Gazës janë goditur objektivat e Hamasit në mesin e të cilëve edhe uzinat për prodhimin e armëve.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se sulmet në fjalë ishin një kundërpërgjigje ndaj raketave të hedhura nga Gaza.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë të bërë më herët në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se ndaj territoreve të Izraelit nga Gaza janë hedhur 2 raketa./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne