Rritet çmimi i naftës pas vendimit të OPEC-ut për kufizim të prodhimit

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit joanëtarë vendosën të zgjasin prodhimin e kufizuar edhe për nëntë muaj të tjerë.

Në takimin ministror të OPEC-ut që u mbajt të mërkurën e kaluar, 24 vendet ranë dakord të mbajnë në fuqi vendimin për prodhimin e kufizuar deri më 31 dhjetor 2018.

Takimi gjithashtu vendosi të shtojë një dispozitë për të shqyrtuar vendimin mbi të dhënat e tregut në qershor të vitit të ardhshëm.

Disa analistë kanë shprehur shqetësimin se rritja e çmimeve të naftës mund të nxisë shtimin e shpimeve në Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është pjesë e marrëveshjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne