Bota

Ruhani: Bota nuk i dëgjon më vendimet e ShBA-së

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se vendet botërore sot nuk e pranojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të marrin vendime në lidhje me ato.

Hasan Ruhani reagoi me forcë ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me politikën e re të ShBA-së ndaj Iranit dhe sanksionet që do të zbatohen ndaj këtij vendi.

ShBA-ja dëshiron ti zbatojë vendimet e saj me presion, por vendi ynë është i pavarur dhe nuk e pranon këtë, u shpreh presidenti iranian.

“Personi, që deri dje ka punuar në qendrën e spiunazhit, sot është bërë sekretar shteti dhe vendos mbi atë se çfarë duhet të bëjmë ne. Kush jeni ju që merrni vendime për Iranin dhe botën?”, reagoi Ruhani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kishte deklaruar një listë me 12 pika, që janë edhe kërkesat e ShBA-së drejtuar Iranit. “Kundër Iranit do të zbatohet një ‘presion financiar i paparë deri më tani’ dhe ‘sanksionet më të forta në histori’”, kishte thënë Pompeo gjatë publikimit të listës.

Pompeo premtoi se “goditja e sanksioneve do të jetë e dhimbshme” nëse Teherani nuk do të ndryshojë kursin “nga rruga e papranueshme dhe joproduktive” që ka zgjedhur./ trt