Bota

Rusia: Amerika është në aleancë me terroristët

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë pasi kritikoi veprimtarin e koalicionit amerikan në Siri, tha se ky koalicion është në aleancë me terroristët.

Sergei Riabkov, duke reaguar ndaj sulmit të Amerikës ndaj një droni të forcave qeveritare ruse tha se ky veprim tregon qartë aleancën e Amerikës me terroristët. Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se rrëzimi i avionit sirian është akt i agresionit. Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se avionët e koalicionit që udhëheq SHBA-ja në Siri, mund të shihen si objektiva për sulme. Sipas Moskës, edhe linja për parandalimin e aksidenteve ajrore mbi Siri është ndërprerë. Shtetet e Bashkuara reaguan fuqishëm ndaj kërcënimit të Rusisë, e cila tha se avionët amerikanë në Siri mund të jenë caqe për sulme. Edhe Rusia, edhe SHBA-ja kryejnë sulme ajrore në Siri kundër, siç thonë, grupeve terroriste. Tensionet janë rritur pasi SHBA ka rrëzuar të hënën një avion luftarak të qeverisë siriane./ pt

OPINIONE